E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te henen nis sesiori i ri parlamentar per vitin 2012

Seanca e parë plenare e sesionit të ri do të mbahet të hënën në orën 17.00. Pritet që fillimi i punimeve të Kuvendit pas fjalës së Kryetares, Jozefina Topalli të përcillet me debate, për shkak se socialistët bllokuan konsensusin në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare.
Sipas marrëveshjes së 14 nëntorit, në kalendar, me votat e mazhorancës, qëndruan Kodi Civil, Kodi Penal dhe Gjykata Administrarive, tre ligje këto që kërkojnë dhe votat e opozitës për miratim.
Sipas kalendarit që do t’i nënshtrohet votës së deputetëve në seancën e së hënës, Kodi Civil duhet të miratohet në fillim të shkurtit, Kodi Penal në fund të shkurtit dhe Gjykata Administrative në mars, atëherë kur bën plot tre vite e bllokuar në Kuvend për shkak të votave të socialistëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›