E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda Veliaj kontribut per lenien ne opozite te PS-se

Deputetja e PD-së Mesila Doda ka akuzuar në 20 vjetorin e FRESSH-it, kryetarin Erjon Veliaj për kontributin e tij për lënien në opozitë të Partisë Socialiste, kur ishte në krye të “MJAFT”-it. Sipas saj Veliaj, në krye të MJAFT solli një sërë plroblematikash, siç ishte ngjarja e kompjuterave të zhdukur të kësaj organizate, e cila krijoi mjaft paqartësi të të kësaj organizate më donatorët holandezë, gjë që sipas Dodës nuk është zbardhur ende.
Ndërkohë deputetja e PD-së theksoi se “Veliaj është autori i dizinformimit të ambasadorëve të huaj dhe eurudeputetëve edhe për telenovelen “Griselda”.
Ndërkaq Doda e akuzoi Veliaj edhe si autor të shkrimeve ku ai i cilëson shqiptarët “komb fshatarësh” për të cilat ende edhe sot ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.
E vetmja gjë pozitive sipas saj në këtë përvejtor të FRESH është se “ Më në fund Rama e kuptoi që Shqipëria është në moshën dixhitale”, ndërsa theksoi se në këtë 20 vjetor spikati mungesa e themeluesve të FRESSH-it

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›