Zgjedhja e Presidentit e diktuar ne ligjin themeltar te shtetit
Kushtetuta e Shqipërisë mundëson ndërtimin e konsesusit për zgjedhjen e Presidentit, por nuk imponon që kreu i shtetit të jetë konsensual. Kastriot Islami përmes statusit të tij në rrjetin social “Facebook”, ka sqaruar dispozita kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit, në kontekstin e debatit që ka nisur për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Ndërtimi i konsensusit sipas Islamit është i mundur në tri raundet e para të zgjedhjes së Presidentit, por nëse kjo nuk arrihet, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 e drejta e zgjedhjes se Presidentit i përket një shumice të thjeshtë të Kuvendit prej të paktën 71 deputeteve.
Islami e konsideron naiv servirjen e një përfundimi spekulativ që meqënëse "Presidenti i zgjedhur sipas kërkesave kushtetuese duhet të jetë përfaqësues i unitetit te popullit, ai duhet të zgjidhet domosdoshmërisht me konsensus".
Ai sjell në vëmendje se në Kushtetutë, në nenin 86 të saj thuhet se Presidenti i zgjedhur është "përfaqësues i unitetit të popullit".
Por, kjo do të thotë se, qoftë në rastin kur Presidenti do të zgjidhej me konsensus, qoftë në rastin kur do të zgjidhej me shumicë prej tre të pestave apo qoftë edhe në rastin kur do të zgjidhej me shumicë të thjeshtë, ai pasi të bënte betimin do të ishte i detyruar të ishte "përfaqësues i unitetit të popullit".
Po ashtu Kastriot Islami ndonëse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë sulmon pëpjekjen e socialistëve për të përzgjedhur kandidat për President jashtë procedurave parlamentare, por me një komision partiak, duke e parë këtë si shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.
“Kushtetuta, nuk pengon askënd që plotëson kriteret kushtetuese për t’u zgjedhur President dhe nuk mund të aplikohen procedura të tjera, aq më pak jasht parlamentare për zgjedhjen e Presidentit apo seleksionimin e kandidaturave që "filtrojnë" apo i heqin çdo shtetasi shqiptar të drejtën për t’u zgjedhur President sipas kërkesave, kushteve dhe mënyrës së procedurave të përcaktuara ne Kushtetutë apo në Rregulloren e Kuvendit”, shprehet Islami në komentin e tij në rrejtin social “Facebook”.