E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën rinis puna e Kuvendit

TIRANE - Të hënën nisin punimet e sesionit të ri parlamentar. Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare mblidhet paraditën e sotme rreth orës 11.00, për të miratuar programin tre mujor dhe kalendarin e tre javëve të para të punimeve të Kuvendit.

Parlamenti i nis punimet në një klimë të qetë politike këtë vit, ndërsa palët janë angazhuar në përmbylljen e disa reformave të cilat për mëse dy vite mbetën peng i bojkotit të Partisë Socialiste.

Sot do të shihet se sa të angazhuara janë mazhoranca dhe opozita, për të vijuar zbatimin e marrëveshjes së arritur 14 nëntorin e vitit të shkuar.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›