E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hënën sesioni i ri, Topalli: Heqje imunitetit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka njoftuar sot përmes një konference për mediat se ditën e hënë Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sesionin e ri parlamentar.

Topalli ka bërë një pasqyrë të plotë të veprimtarisë së Kuvendit gjatë sesionit të shkuar, duke e cilësuar atë të suksesshëm dhe me një bilanc shumë pozitiv.

Ajo ka numeruar ligjet e miratuar, duke u ndaluar ne miratimin e reformes zgjedhore, si shume te rendesishem per vendin.

Topalli ka shprehur keqardhje per bllokimin qe i beri opozita nismes se maxhorances per heqjen e imunitetit, duke perserituar angazhimin e plote te shumices per heqjen e tij si nje nga kushtet themelore per integrimin e vendit ne BE.

“Bllokimi i 6 gushtit ka pasur qëllim bllokimin e statusit, por një gjë për ne është fondamentale dhe kjo tregohet përmes historikut të zhvillimit. Për ne rëndësi kapitale ka heqja e imuniteut dhe jo rrugët e heqjes se tij, ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për heqjen e imunitetit, per te arritur një Shqipëri pa imunitete. Kjo nuk është inisiativë për kapital politik, është nismë e hershme”- tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›