E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te henen tenderi per privatizimin e dy HEC-eve

Ditën e hënë prezantohen ofertat për shitjen e aksioneve  të dy hidrocentrale shtetërore, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Ashtu sicc ishte lajmëruar nga dikasteri i Ekonomisë, tenderi për dy  hidrocentralet, e nxjera për shirje nga qeveria shqiptare, do të mbahet në 10 shtator. Deri më tani për privatizimin e të katërt hidrocentraleve, ku përfshihet edhe Ulëz-Shkopeti, janë lakuar publikisht kompanitë  CNR -franceze, “VERBUND” austriake, “EVN-Austriake dhe jo vetëm. Tenderi për privatizimin e hidrocentrale pritej të zhvillohej në verë, thuajse dy muaj më parë. Por, vetë kompanitë e ofruara kërkuan më shumë afat për të plotësuar dokumentacionet, të bënin studime si dhe të merrnin kreditë e kërkuara për të plotësuar shumat që do të hidhen në ankand.  
Pritshmëritë e qeverisë janë për përvetësimin e një shumë totale  prej 100 milionë euro nga privatizimi i të katër HEC-ve.
Pak ditë më parë u zhvillua tenderi për shitjen e Albpetrol, ku u ofruan 6 kompanië të huaja, me oferta nga më të ndryshmet ekonomike.  Minsitria e Ekonomisë njoftoi publikisht se Komisioni për Vlerësimin e Ofertave po shqyrton dhe vlerëson të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga kompanitë pjesëmarrëse. Me përfundimin e këtij procesi shqyrtimi dhe në këshillim të vazhdueshëm me firmën amerikane të konsulencës Patton Boggs, do të bëhet vlerësimi final deri në shpalljen e fituesit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›