Të huajt do detyrohen të dalin nga kafazi i së majtës
Trajektoret e sherreve dhe konflikteve në kampin e majtë përveç zënkave personale për interesa të pastra kushtetore- shembull klasik për këtë është KPD-ja e famshme socialiste e dhjetorit të vitit 2001- nuk mund të shpjegohet së paku nga filtrat analitikë të opinionit të gjerë publik. Ende sot socialistët e thjeshtë në bazë nuk po kuptojnë se cilat janë shkaqet reale të diskursit aktual të kryesocialistit Edi Rama përballë tanimë jo më kërcënimeve verbale por përçarjes faktike të koalicionit të majtë konsakruar gjatë marrëveshjes së vështirë të 26 majit 2006. Nga ana tjetër edhe shpërthimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pa neglizhuar pjesën informale të komunikimit politik, është konsideruar nga jo pak vetë si një “rrufe në qiell të pastër”. Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga shpallja e ndarjes së LSI nga koalicionit me PS-në, palët jo vetëm kanë qëndruar me kokëfortësi në pozicionet e tyre mbi domosdoshmërinë e garantimit të votës së lirë të shqiptare nga njëra anë dhe dhënien fund të këtij “sistemi të kalbur politik” nga ana tjetër por kanë shtuar akuzat dhe sulmet ndaj njëri-tjetrit. Zhvillimet në opozitë janë
kaq virulente sa kampi i majtë i ngjan aktualisht një “reality show”, ku tek protagonistët e ngujuar në shtëpi kanë filluar që të shpalosin secili sipas instruksioneve të dhëna nga kulla e kontrollit, stratagjemat e veta për të vënë në vështirësi për te nxjerrë zbuluar kundërshtarin. Vërehet qartazi që në këtë moment dy janë grupimet e krijuara në kafaz, megjithatë askush nga drejtuesit e klaneve nuk është gjithsesi i sigurtë se ka deri në fund besën e të tjerëve, pasi siç dihet mekanizmat e lojës nuk i ka në dorë asnjëri nga aktorët që luan në terren porse gjithçka survejohet me rigorozitet nga “vëllai i madh”, i cili porsa
mund të vërejë se dikush rebelohet dhe përkundër udhëzimeve vendos që të luajë për llogarinë e vet, vë në lëvizje konkurrentët e tjerë të cilët i prishin skemën ose më paku e nxjerrin në pozita të gjykuara afërmendsh si të rrezikshme për forcën politike që drejton. Loja që ndodh në shtëpi është futur në fazat e saj në interesante dhe në mënyrë instiktive publiku pret që pasi krerët aktualë të opozitës të nominojnë përfundimisht atë që duan të përjashtojnë nga e majta.
Re. Po