Çelsi mbetet favorit, Lacio nuk ia del dot
Duke parë rezultatet e ndeshjeve të para, nuk është se ka pasur shumë surpriza në ndeshjet e kthimit të Ligës së Europës. Çelsi, edhe pse është mundur 3-2, ka kryesuar 2 herë ndeshjen dhe e ka kontrolluar kualifikimin. Ndërsa Lacio ka shënuar e para dhe për një moment është shpresuar, por goli i turqve të Fenerbaçes ka shuar shpresat e italianëve. Lorik Cana ka luajtur për 90 minuta. Benfika kalon më tej, duke eliminuar Njukasëllin, me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Ndërkohë në takimin Bazel-Totenhem koha e rregullt është mbyllur 2-2, po aq sa kishte përfunduar edhe ndeshja e pare ne Londer, ky rezultat i çoi të dyja ekipet në kohë shtesë, edhe këtu nuk pati fitues. Në gjuajtjen e penalltive zviceranët u treguan më të saktë duke fituar 4-1 e duke kaluar në gjysmëfinale.
(a.k/
(a.k/