Olldashi: PD sjellje diversanti? Meta, gjykim prej Pal Mëlyshi
TIRANE- Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi iu kundërpërgjigj dje deklaratës së Ilir Metës për historinë e diversantëve, duke i kujtuar një prej personazheve të ish diktaturës komuniste, atë të Pal Mëlyshit. Z.Meta e cilësoi vendimin e PD-së për të zëvendësuar anëtarin e LSI-së në KQZ me një anëtar të PR-së si një histori diversantësh.
“Kemi një sjellje prej diversantësh, jo prej ligjvënësish, jo prej politikanësh, jo prej njerëzish të përgjegjshëm, ky është shqetësimi. Të tjerat do të zgjidhen patjetër më 23 qershor”, deklaroi Meta. Por për z.Olldashi, ky është një gjykim i ngjashëm me atë të Pal Mëlyshit, ish-sigurms i shtetit, i shpallur hero i popullit. “Dikush tha sot (dje) se Partia Demokratike ka sjellje politike prej diversanti. Çudi e madhe! Duket si gjykim prej Pal Mëlyshi”, - shkruan Olldashi në ‘FB’. Pal Mëlyshi ka qënë një nga agjentët më të mirë të Sigurimit të Shtetit, i cili njihej me pseudonimin “Furtuna”. Ai ishte një komunist i flaktë, edhe pse babai i tij ishte detyruar të arratisej pse nuk i përkrahte idetë komuniste. U fut në Sigurim në shtator t
ë vitit 1949 dhe qëndroi deri sa u vra në vitin 1950. Synimi i tij ishte të ndihmonte në luftën kundër bandave. Por infiltrimi ishte shumë i vështirë, pasi të gjithë e njihnin për komunist. “Furtuna” u vra nga sigurimsat në një shkëmbim zjarri me bandën, nga e cila nuk u shkëput dot në momentin e rrethimit. Ish-regjimi komunist në vitin 1957 e shpalli Pal Mëlyshin “Hero i Popullit”. Por padyshim që historia e familjes së Mëlyshajve është një nga më interesantet e shërbimeve sekrete. Rrallë mund të ndodhte që në një familje, i ati të shërbente për një agjenturë sekrete dhe i biri për një tjetër.
Nikoll Mëlyshi, babai i Pal Mëlyshit ishte një nga agjentët më potentë të CIA-s në vitet ‘50. Ai ishte hedhur me parashutë nga CIA në malet e Mirditës dhe atje kishte arritur të krijonte një bandë me të cilën organizonte aksione të ndryshme kundër regjimit komunist. Por ndërkohë që ai punonte për CIA-n, i biri i tij, Pal Mëlyshi, punonte si agjent i maskuar në Sigurimin e Shtetit. Pas vrasjes së të birit, Nikoll Mëlyshi kthehet në Amerikë ku jetoi deri sa vdiq në vitin 1989.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)