Të jetësohet mesazhi i Pejgamberit
Kumanovë -Forumi Rinor Islam (FRI) me aktivitete të shumta përkujtoi ditëlindjen e Muhammedit a.s. Me këtë rast, manifestimi qendror, për të pestën herë me radhë organizohet nga Forumi Rinor Islam - dega Kumanovë. Me një program të larmishëm artistik dhe me disa risi tjera edhe kësaj here Pallati i kulturës ishte i stërmbushur me rreth një mijë të pranishëm.
Kryetari i FRI-së Rufat Sherifi në fjalimin e tij veç tjerash theksoi edhe domosdoshmërinë e jetësimit të mesazhit të Pejgamberit Muhammed a.s. në të gjitha sferat e jetës. Në cilësinë e nikoqirit këtë tubim e përshëndeti edhe kryetari i Forumit Rinor Islam-dega Kumanovë Milazim Mustafa i cili falënderoi të gjithë ata që mbështetën financiarisht këtë tubim.
Programin e begatuan ilahitë dhe monologu i përgatitur nga artisti i njohur kosovar Basri Lushtaku, i cili përcjelli emocione të veçanta te të pranishmit. Programi u shoqërua nga një ligjëratë e shkurtër e hoxhë Husamedin Abazit nga Prishtina, dhe u përmbyll me një dramë njëaktëshe të përgatitur nga trupa teatrore e Kumanovës nën regji të aktorit Qazmedin Nuredinit. Në vazhdën e këtij aktiviteti u realizua edhe ekspozita artistike me piktura të ndryshme që e organizon FRI-ja, në kuadër të muajit të lindjes së Pejgamberit a.s. nën moton “Me art ne flasim”.
Me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s. edhe dega në Kërçovë organizoi manifestim madhështor në Pallatin e kulturës me një program të pasur kulturo-islam. Programi i manifestimit në fjalë përbëhej nga ligjërata me temë: “Muhamedi a.s. në familje dhe realiteti ynë bashkëkohor” ligjëruar nga Selver Xhemaili, teolog nga Tetova dhe nga kryetari i FRI-së Rufat Sherifi.
Më pas të pranishmit kishin rastin të dëgjojnë lexim të Kur’anit dhe ilahi. Manifestimi në fjalë u përmbyll me një videoprezantim ku me kujdes të madh u përcjell videoklipi “Mëshira” interpretuar nga artist i mirënjohur nga Shqipëria Reshat Arbana. Lajm