E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama akuzon rëndë Kinën

Dharamsalah - Dalai Lama akuzoi sot Kinën se e ka kthyer Tibetin në një "ferr" të vërtetë dhe se ka vrarë "mijëra tibetianë" me rastin e 50-vjetorit të dështimit të kryengritjes antikineze, që nxiti Pekinin të forconte sigurinë rreth "Çatisë së botës". Lideri shpirtëror i budizmit tibetian përsëriti gjithashtu, që prej vendit ku ndodhet në mërgim, Dharamsala, në veri të Indisë, kërkesën e tij për "një autonomi kuptimplotë" për vendin e tij të lindjes. "Pasi e pushtoi Tibetin, qeveria komuniste kineze ndërmori atje një seri fushatash dhune dhe represioni. Tibetianët jetuan një ferr të vëtetë në tokë", akuzoi lideri tibetian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›