Ish lideri qipriot përplaset në tokë (video)
Baf - Ish presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut është rrëzuar keq në tokë gjatë një ceremonie përkujtimore për dëshmorët. Rrëzimi i Rauf Denktash është fimuar nga kamerat e mediave turke. Teksa po shkonte drejt përkujtimores së dëshmorëve, Denktash është penguar në një shkallë që kishte përpara dhe është përplasur keq në tokë. Ish presidenti qipriot, pavarësisht gjakosjes në hundë ka preferuar të qëndrojë në ceremoninë në fjalë.
Ndërkohë, teksa kaloi në vendin e tij prane protokollit, një ekip mjekësh bënë kontrollet e rastit. Ata theksuan se Denktash nuk ka asnjë thyerje në pjesën e fytyrës.
Ndërkohë, teksa kaloi në vendin e tij prane protokollit, një ekip mjekësh bënë kontrollet e rastit. Ata theksuan se Denktash nuk ka asnjë thyerje në pjesën e fytyrës.