Steinmeir: Jam i befasuar me Kosovën
Berlin -Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeir, deklaroi se ishte “pozitivisht i befasuar”, për sa i përket Kosovës. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili ende kryen edhe detyrën e të dërguarit të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë, njofton agjencia e lajmeve DPA. Sllovakia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ministri Lajçak tha se është në interes të këtij vendi që Kosova të jetë stabile dhe ka shprehur një optimizëm të kujdesshëm.