Te kerkuarit e policise, arratisje drejt Greqise
Te kerkuarit e policise tentojne emigrimin si klandestine drejt Greqise. Dy persona te dyshuar per tentative vrasjeje, jane arrestuar diten e djeshme nga Policia e Sarandes ne kuadrin e nje operacioni antitrafik ne zonen e Konispolit. Nderkohe qe 17 klandestine u shoqeruan, teksa tentonin te kalonin ilegalisht kufirin. Po keshtu ne Korce u ndalua nje i dyshuar per trafik te 2 klandestineve, te cileve do u merrte nga 1800 euro per person.
Emanuel Shkreta eshte nje prej te kerkuarve qe policia e Kurbinit e akuzonte per tentativen e vrasjes se emigrantit te sapo kthyer nga Spanja per Vitin e Ri, A. Shkembi. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise se Sarandes dhe te Lacit. Ngjarja ka ndodhur ne 14 janar te ketij viti ne Fushe Mamurras, ku Shkembi bente xhiro me makinen e tij dhe i eshte zene prite nga dy vellezerit Shkreta. Disa te shtena pistolete per pak sa nuk i kane kushtuar jeten 23-vjecarit, kurse policia nisi hetimet pas denoncimit. Dy te dyshuarit u arratisen nga qyteti dhe diten e djeshme nje prej tyre u kap ne perpjekje per te kaluar ne Greqi.
Burime zyrtare te policise se Sarandes bene me dije se mengjesin e djeshem kapen ne zonen e Konispolit, ne vendin e quajtur Qafa e Hanit, 17 klandestine qe po kalonin drejt kufirit grek. Dy persona jane shkeputur nga grupi duke i shpetuar policise. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nje prej tyre ishte edhe Emanuel Shkreta, i kerkuar nga policia e Lacit. Nje tjeter i kerkuar per tentative vrasje ka qene edhe Roland Ndreka, 27-vjec, po nga Kurbini. Diten e djeshme te dyshuarit i jane dorezuar policise se Lacit per hetime te metejshme.
Policia e Korces ka arrestuar dje nje 40-vjecar, te dyshuar per mashtrimin me qellim dergimin ne Greqi te dy klandestineve kundrejt 3600 eurove. Burime zyrtare thane se u ndalua Genci Koci , banor i lagjes nr. 9, kurse denoncimi ishte bere nga dy persona te demtuar nga Elbasani. Me 26 janar te ketij viti, Kocit i kishin dhene shumen prej 3600 euro, por sapo kishin kaluar per pak metra kufirin, ata ishin kapur nga policia greke. Pas depertimit eshte bere denoncimi dhe kapja e Kocit, qe akuzohet per "mashtrim dhe favorizim te kalimit te paligjshem te kufirit".
B.Bejko/D.Zisi/A.Bushi