Bastiset "Western Unioni" perballe komisariatit
Fier- Persona te paidentifikuar kane bastisur nje pike "Western Union" para syve te uniformave blu te Komisariatit te Fierit. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, perballe Drejtorise se Policise, ku jane marre nje sasi prej 100 kartash rimbushese telefoni dhe paketave televizive. Ka qene vete pronari i pikes, Vladimir Z., qe kur ka shkuar per te hapur dyqanin eshte ndeshur me bastisjen e ambienteve. Menjehere ka njoftuar policine, e cila ndodhet vetem 30 metra perballe kesaj pike sherbimi, ne katin e pare te ish-Shtepise se Oficereve. Ne vendngjarje kane shkuar forca te zbulimit te krimeve si dhe grupi i eksperteve te kriminalistikes, qe kane fiksuar gjurme te ndryshme, te autoreve. Burime zyrtare thane se pritet qe shume shpejt te dyshuarit te bien ne pranga. Ne pyetje eshte marre edhe pronari i pikes, qe u ka deshmuar oficereve te Policise Gjyqesore se ne ambientet e dyqanit, hajdutet kishin marre vetem karta rimbushese te kompanive celulare si dhe te paketave dixhitale. Policia ka shoqeruar disa persona te njohur si kontingjent krimi ne qytet, por nuk kane mundur te prangosin te dyshuarit kryesore per ngjarjen.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj