"Të kërkuarit", pasaportat biometrike do të jepen në polici
Rreth 15 ditë më parë nisi aplikimi për pasaportat biometrike, fillimisht në Tiranë, e tashmë po shtrihet edhe në rrethe. Për herë të parë u deklarua se policia nuk do të prodhojë më pasaporta, por ajo nuk heq dorë lehtë prej tyre. E kjo, për shkak të qindra personave të shpallur në kërkim, qoftë të dënuar apo edhe të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Duke pasur përballë këtë handikap të madh, Ministria e Brendshme ka vendosur që pasaportat do të merren sërish pranë policisë, megjithëse procedura për pajisjen me to do të kryhet pranë gjendjeve civile.
Njoftimi i parë
Fillimisht procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike u projektuan që të kryhen në ambientet e gjendjes civile pranë çdo organi lokal, ashtu si edhe kartat e identitetit. Madje, në fillim të këtij muaji, u deklarua se ka filluar bllokimi i prodhimit të pasaportave ekzistuese, pasi tashmë do të ketë vetëm pasaporta biometrike. Policia deklaroi se Tirana, që është qyteti i parë që ka nisur aplikimet për pasaporta biometrike, ka bllokuar aplikimet dhe prodhimin e pasaportave ekzistuese. "Në kuadër të implementimit të prodhimit të pasaportave biometrike, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, duke filluar nga fillimi i këtij muaji ndërpreu pranimin e dokumenteve, për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportën ekzistuese", ka deklaruar policia e kryeqytetit. Më tej, në njoftimin e saj ka shpjeguar se për çdo aplikim për pasaportë biometrike, njoftohen qytetarët të paraqiten për aplikim në qendrat pranë njësive bashkiake përkatëse në Tiranë, ku aktualisht po prodhohen kartat e identitetit. Gjithashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, duke filluar që nga dita e sotme e në vazhdim, do të ndërpresë edhe procedurën e pranimit të dokumenteve për pasaportën ekzistuese për udhëtim jashtë shtetit dhe do të vazhdojë të prodhojë aplikimet e pranuara para kësaj date.
Personat në kërkim
Megjithatë u "harrua" se personat në kërkim nuk janë të identifikuar dhe nuk mund të kontrollohen nga punonjësit e gjendjes civile. Kështu, në kuadrin e bashkëpunimit me pushtetin vendor, policia e çdo qarku vendosi të dërgojë listën e të kërkuarve pranë këtyre qendrave, me qëllim që nëse ndonjë prej tyre paraqitet për t‘u pajisur me pasaportë biometrike, të njoftohen organet përkatëse. Kjo u bë edhe në kuadër të bashkëpunimit, që policia ka pasur me pushtetin vendor gjatë viteve të fundit për luftën kundër kultivimit të kanabisit. Por, sipas specialistëve të policisë, këto raste mund të sillnin korrupsion te punonjësit e gjendjes civile, të cilët kundrejt përfitimeve personale, nuk njoftonin uniformat blu për personat e kërkuar. Në këto kushte u diskutua edhe njëherë në nivel më të lartë drejtues, se si të merrej një zgjidhje më e mirë. Kjo u diskutua edhe në Ministrinë e Brendshme dhe së fundmi u vendos të merret një vendim që për pasaportat biometrike, aplikimi do të kryhet te gjendja civile, ndërsa marrja e saj do të bëhet sërish në polici.
Kontrolli i domosdoshëm
Policia shpjegoi se me një vendim të Ministrisë së Brendshme, ndryshe nga shpërndarja e kartave të identitetit, është vendosur që pasaportat biometrike të shpërndahen në polici. Kështu, vetëm pak ditë më parë ka nisur edhe furnizimi i drejtorive të policisë së çdo qarku me mjete teknike për shpërndarjen e pasaportave biometrike. Fillimisht janë marrë kasafortat e reja, ku do të mbahen këto dokumente të rëndësishme. Madje, pak ditë më parë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u sollën 11 kasaforta të reja dhe të një niveli të lartë sigurie. Në këto kushte, policia deklaroi se do i ketë nën kontroll personat në kërkim që kërkojnë të pajisen me pasaporta biometrike, pasi është një nevojë e domosdoshme që kjo kategori të mos të lejohet të kenë lehtësira, teksa mbeten në kërkim nga drejtësia shqiptare për vepra të ndryshme penale. Madje, në aplikimin e bërë, punonjësit e gjendjes civile do të japin një afat kohor për t‘u paraqitur që të pajisen me pasaportë, pavarësisht se pasaporta do të jetë pak ditë para përfundimit të afatit, me qëllim që policia të kryejë verifikimet e duhura.
Projekti
Shenjat e gishtave, në
databazën e policisë
Për herë të parë në historinë e policisë shqiptare duket se rrjedha ka qenë pozitive për ta, pasi po ndërtohet një bazë të dhënash, që do ndihmojë shumë në zbulimin e krimeve të ndryshme. Veç kartave të identitetit, që janë në proces të Ministrisë së Brendshme, Policia e Shtetit ka filluar të ndërtojë një databazë, e cila do të ndihmojë në punën e përditshme dhe në "frikën" e kriminelëve për të kryer një krim. Nga të dhënat policore mësohet se është ndërtuar një strategji për të pasur një bazë të kompletuar me të dhënat e të gjithë kontingjentit kriminal, duke përfshirë këtu të gjithë të dënuarit, të dyshuarit, apo edhe të arrestuarit konkretë. Nga informacionet e strukturave të hetimit të krimeve, rezulton se kjo databazë përbëhet nga disa faktorë. Sipas të dhënave, një ndër këta faktorë janë shenjat e gishtave, që tashmë po merren nga punonjësit e gjendjes civile për prodhimin e kartave të identitetit. Kjo ndihmon në zbulimin e shumë krimeve. Shpesh herë, policia tregon se është përballur me vendngjarje të ndryshme, që nga krimet ordinere e deri tek ato më të sofistikuarat, pavarësisht se të gjitha kanë pasur shumë rëndësi për dokumentimin e tyre, ku janë gjetur shenja gishtash, ose siç cilësohen në gjuhën e policisë, gjurmë në vendngjarje. Megjithatë, policia nuk ka pasur një bazë konkrete me të dhëna të të dyshuarve dhe kjo ka sjellë vështirësi për zbardhjen e tyre.