Provimi i Shtetit, Terezi: Mësuesit e shkencave, dobët
Mbyllet Provimi i Shtetit për 654 mësues pjesëmarrës, prej të cilëve 244 kanë ngelur, ndërsa kanë arritur të pajisen me licencën e ushtrimit të profesionit vetëm 410 mësues të rinj. Mësuesit e rinj të shkencave ekzakte kanë pasur kalueshmërinë minimale, në nivelin 14-18 për qind. Më dobët kanë dalë mësuesit në profilet Matematikë-Fizikë, Biologji-Kimi, si dhe Matematikë-Informatikë. Drejtori i Provimit të Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi sqaroi për "Gazeta Shqiptare" se këtë vit është vënë re një pjesëmarrje 3-4 fish më e madhe se vitin e kaluar. Sipas Terezit, kalueshmërinë më të madhe në profilet e mësuesve e kanë pasur Shkencat Sociale dhe Gjuha Shqipe, por sipas tij, niveli i përgjithshëm i mësuesve të rinj që i janë nënshtruar testimit të shtetit nga data 15-26 korrik, është i ulët, pasi pjesa më e madhe e tyre janë vlerësuar me notën pesë ose gjashtë.
Testimi
Mësuesit e ardhshëm, sidomos ata të profileve shkencore, nuk kanë kualifikimin e duhur. Kjo gjë është vënë re nga rezultatet e ulëta që mësuesit kanë arritur në Provimin e Shtetit. Sezoni i Provimit të Shtetit për profesionin e mësuesit është mbyllur ditën e premte, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 700 mësues të rinj, të cilët i janë nënshtruar këtij testimi për t'u pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit. "Nga 654 mësues, kanë arritur të kalojnë vetëm 410 prej tyre, pjesa tjetër, pra 244 kanë ngelur, dhe duhet që të rifuten në provim në mënyrë që të pajisen me licencën e ushtrimit të profesionit", - sqaroi Niko Terezi, Përgjegjës i Provimit të Shtetit në AKP. Mësuesit e lëndës Biologji-Kimi, Matematikë apo Matematikë-Fizikë kanë dalë dobët në këtë provim, pasi 86 për qind e kandidatëve nuk kanë arritur të kalojnë me sukses këtë testim të dijeve të tyre që iu bën shteti. "Kalueshmëria totale ka qenë e kënaqshme, rreth 63 për qind. Por për disa profile, ato më të vështirat, siç janë shkencat ekzakte, kalueshmëria ka qenë minimale, rreth 14 për qind. Një gjë tjetër që vihet re është se niveli i përgatitjes nuk ka qenë shumë i mirë; në shumicën e rasteve kandidatët janë vlerësuar me notën 5 apo 6, ndërsa notat më të larta ishin të rralla. Nëse i themi me pikë, pjesa më e madhe kanë arritur të kapin deri në 60 pikë. Ndërsa maksimalja ka qenë deri në 86 pikë", - sqaroi Terezi. Provimi i Shtetit për mësuesit ishte i përbërë nga dy pjesë: pjesa pedagogjike, që zinte rreth 40 për qind të pyetjeve, dhe pjesa profesionale, që zinte 60 për qind të pyetjeve. Mësuesit kryesisht kanë çaluar në pjesën profesionale, pra nuk kanë dijet e mjaftueshme në lëndën që duhet t'u mësojnë nxënësve.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)