Dy 13-vjeçarë të plagosur rëndë, i morën fshehurazi makinën babait
DURRËS - Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës në fshatin Fllakë të Durrësit. Dy fëmijë 13-vjeçarë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë pasi makina me të cilën ata po udhëtonin përfundoi në kanal.
13-vjeçari me inicialet A.H i kishte marrë babait fshehurazi makinën dhe së bashku me shokun dhe bashkëmoshatarin e tij me inicialet E.K janë aksidentuar duke përfunduar në një kanal pasi kishin humbur kontrollin e automjetit. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Fllakë.
Nga spitali i Durrësit bëhet e ditur se dy fëmijët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. 13-vjeçari A.H është transportuar për në Tiranë në një spital privat, ku po mbahet në jetë me frymëmarrje artificiale.
(a.k/BalkanWeb)