Ne kujtim te 67-vjetorit te internimit te rinise durrsake ne kampet e nazizmit
Ne perkujtim te 20 nentorit 1943 ne lapidarin simbol te kesaj dite tri institucionet e pushtetit vendor kane organizuar nje ceremoni ne perkujtim te gjithe atyre te rinjve luftetare e patriote qe u internuan ne kampet e perqendrimit nga nazistet gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne kete ceremoni merrnin pjese kryetari i bashkise Vangjush Dako kreu i qarkut Seid Kertusha dhe prefekti i qarkut Genci Alizoti perfaqesues te tjere te pushtetit vendor e qendror veterane te luftes etj. Te pranishmit bene homazhe dhe vendosen kurora me lule ne nderim te sakrificave te gjithe atyre te rinjve qe u persekutuan dhe u internuan ne kampet e shfarosjes masive gjate pushtimit nazist te vendit. Ne mengjesin e 20 nentorit te vitit 1943 qytetaret durrsake perjetuan nje ngjarje tronditese bastisjen e shtepive nga nazistet dhe marrjen me force te bijve te tyre. Keta te rinj durrsake u sollen me dhune ne fushen e Shkozetit aty ku ndodhet ky lapidar dhe me pas i hipen neper kamionet e ushtrise gjermane duke i derguar fillimisht ne burgun e Tiranes e po ate dite ne kampet e shfarosjes si ne Prishtine Mathauzen Dakau etj. Kreret e pushtetit vendor deklaruan se sakrificat e ketyre njerezve dhe te gjithe atyre qe kane dhene jeten per lirine e Durresit dhe te krejt vendit do te perkujtohen me nderim ne cdo kohe. Ne pllakat memorative ne varrezat e deshmoreve te qytetit jane 43 emra te rinjsh qe u vrane ne kampet Mathauzenit etj. Ata te rinj durrsake me sakrificen e tyre dhane nje mesazh te rendesishem ate te luftes per liri duke sakrifikuar edhe jeten pasi atdheu eshte me i shtrenjti. Sakrificat e ketyre te rinjve mbeten nje mesazh i fuqishem per te gjithe brezat qe e duan Shqiperine. Ne i kujtojme me respekt te thelle ngjarjet e protagonistet qe e shkruan ate histori te lavdishme ne te shkuaren duke reflektuar per lirine dhe vlerat e lirise ne jeten qe bejme shoqerine ku jetojme boten qe ndertojme. Nderimi i veprave te medha patriotike e i vete protagonisteve te lavdishem te se shkuares se qytetit tone duhet te mos mbetet thjesht nje nderim ceremonial per te shkuaren por te jete njekohesisht edhe vijimi i atyre veprave permes reflektimit ne jeten e punen tone te vlerave qe sot na mblodhen ketu ne emer te lirive e te te drejtave qe u mbrojten me jete njerezish - deklaroi kreu i qarkut Kertusha. Ne kete ceremoni e kane marre fjalen edhe veterane te luftes te cilet sollen kujtimet e tyre nga lufta antifashiste nacionalclirimtare dhe nga dita kur te rinjte patriote te Durresit u internuan drejt kampeve te perqendrimit.