Arrestohen prostitutat e shoqerise se larte mes tyre edhe nje minorene

Policia e Tiranes flet per dy vajza qe ofronin sherbime tek klientela VIP. Arrestohen edhe tutoret
Tek kliente te shoqerise se larte VIP te kryeqytetit ofronin sherbimet e tyre dy te reja te arrestuara dje nga policia e Tiranes se bashku me dy djem te rinj te akuzuar per shfrytezim prostitucioni.
Vajzat njera prej te cilave ishte minorene nuk kane qene te detyruara me dhune qe te ushtrojne kete profesion por ato e realizonin me qellim perfitimin ekonomik sipas policise. Burime nga ky institucion bejne te ditur se meshkujt ne kete rrjet luanin vetem rolin e seksereve pasi ata u siguronin klientelen dy vajzave te cilat ishin te gatshme per ta ne hotele te ndryshme luksoze ne Tirane. Nderkohe mesohet se ne klientelen e vajzave benin pjese edhe njerez te njohur ne Shqiperi.
Te arrestuarit
Perkatesisht te dyshuarit per shfrytezim prostitucioni jane Elis Tafa 23 vjec lindur e banues ne Tirane Emiliano Rrapushi 23 vjec nga Tirana dhe shoqet e tyre qe e ushtronin kete profesion Z. M. 21 vjece lindur e banuese ne Tirane dhe minorenia F.C. 17 vjece nga Tirana.
Pas hetimit te kryer deri tani ka rezultuar se dy vajzat e reja njera prej te cilave ishte minorene nuk jane detyruar qe te ushtronin kete profesion por ato vinin trupin e tyre ne dispozicion te meshkujve kundrejt pageses. Ndersa klientet siguroheshin nga Elis Tafa dhe Emiliano Rrapushi me qellim shfrytezimin e vajzave kundrejt pageses ne hotele te ndryshme luksoze ne Tirane.
Klientela VIP
Ndalimi i tyre eshte arritur ne kuader te operacionit te koduar Liqeni i realizuar nga specialistet e Seksionit Kunder Trafiqeve prane Policise se Kryeqytetit. Burime nga policia e Tiranes per dy te rinjte bejne me dije se dyshohen se i kane shfrytezuar per nje periudhe rreth 6-mujore per qellime prostitucioni dy vajzat e reja te cilave u gjenin kliente VIP.
Policia e Tiranes ben me dije se ky operacion eshte ngritur ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane ku eshte bere edhe procedimi penal ne ngarkim te rinjve.
Jane rreth 6 muaj qe vajzat ne bashkepunim me Emiliano Rrapushin dhe Elis Tafen kane shfrytezuar njohjet e tyre per te pasur nje klientele selektive shumica prej se ciles jane persona te njohur ne Shqiperi. Nga hetimi i bere deri me tani ka rezultuar se klientet VIP i siguronin dy te rinjte Elis Tafa dhe Emiliano Rrapushi me qellim shfrytezimin e tyre kundrejt pageses ne hotele te ndryshme luksoze ne Tirane.