E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të krishterët festojnë lindjen e Krishtit

Në të gjitha kishat në vend janë zhvilluar mesha, ku besimtarë katolikë i janë bashkuar meshës së mbajtur për këtë rast.

Ceremonia kryesore për këtë rast, është zhvilluar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku mesha është drejtuar nga Imzot Rrok Mirdita.

“Në botë mungon paqja, por udha e paqes është udha e dashurisë. Në marrëdhëniet me të tjerët gjejmë veten”, u tha Imzot Rrok Mirdita, besimtarëve.

“Në thjeshtësinë e Krishtlindjes qëndron madhështia e Zotit. Madhështia e Zotit fshihet në lindjen e një foshnje. Njeriu është i prirur drejt hyjnores, por njeriu njeh mjerimin e nëpërmjet tij shtyhet drejt mohimit. Krishti është dashuri dhe paqe”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2011-12-25 08:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›