Aksione për shitjen e fishekzjarrëve

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në bashki, Geron Ibrahimi, tha të shtunën, se gjatë muajit dhjetor ka pasur një kontroll me ritëm të lartë në bashkëpunim me disa institucione të pushtetit qendror dhe me ndihmë të policisë Bashkiake, duke bërë edhe sekuestrime të mjaft produkteve jashtë standardit apo sigurisë së kërkuar me ligj.
Deri tani, janë 146 bombula gazi të sekuestruara nga Inspektorati Teknik jashtë kushteve të duhura, rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave. Po kështu janë gjobitur 15 subjekteve që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh. Gjithashtu në këtë process, sipas Ibrahimit. u janë sekuestruar 15 shitësve ambulantë lëndë pesticide, të rrezikshme për jetën e qytetarëve të Tiranës dhe konsumatorin. Kontrollet janë shtrirë tek të gjitha subjektet dhe do të vijojnë deri në fund të vitit.
“Bashkia e Tiranës, gjatë gjithë muajit dhjetor, krahas monitorimit të çmimeve, në mënyrë të përditshme por edhe gjatë fundjavave, ka ndërmarrë një aksion të gjerë bashkë me shumë institucione të tjera të qeverisjes qendrore, për evidentimin, parandalimin si dhe sekuestrimin e gjithë produkteve të rrezikshme siç janë fishekzjarrët, kontrollin e bombolave të gazit në të gjitha pikat e shitjes etj”, tha ai. /Start/
2011-12-25 09:01