SHBA, nuk do ketë më banka të falimentuara
Sekretari i thesarit amerikan, Timoti Geithner, nuk sheh mundësinë e një dallge të dytë falimentimesh bankare, ndërkohë që qeveria është e gatshme të ndihmojë me kapitale cilëndo bankë që do jetë në vështirësi. Deklarata u bë gjatë një interviste që numri një i thesarit amerikan dha për të përditshmen japoneze "Asahi Shimbun". Në intervistë, Geithner kishte shtuar se autoritetet po siguronin gjithë fondet e duhura në rast nevoje dhe se bankat qenë në gjendje t‘u përmbaheshin kërkesave të tregut.