E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, "dige" e forte per Shkumbinin

Besa-Shkumbini 3-0

Shenues: Xhihani 6', 21', Alikaj 90+2'

Kavajasit kane arritur te fitojne perballe Shkumbinit, duke marre tre pike me vlere, pike te cilat i cojne ne vendin e trete se bashku me Vllaznine. Ka qene nje ndeshje e lehte ajo e djeshmja per skuadren e Staroves, te cilet e kane zgjidhur takimin brenda 15 minutave, kur Parid Xhihani ne fillim ne minuten e 6-te dhe me pas ne minuten e 21-te, ka shenuar dy gola te shpejte qe i dhane qetesi me pas ekipit verdhezi per te menaxhuar takimin. Ne pjesen e dyte, Shkumbini kerkon te ndryshoje dicka, por nuk ka forcen e duhur. Per te vulosur gjithcka, ka menduar Enkel Alikaj qe ne kohen shtese te krejt takimit, ka pershendetur per te treten here rrjeten peqinase. Besa kalon keshtu ne renditje Elbasanin, i cili u mposht nje dite me pare nga Tirana. Ne javen e 26-te, Besa do te udhetoje per ne "Ruzhdi Bizhuta", ku do te laje hesapet me verdheblute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›