E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të lexosh për familjen amerikane Bush

DRITAN PRIFTI

Më ka pëlqyer njëherë një shprehje që këngëtarja e mirënjohur, Irma Libohova, përdori në një koncert elektoral që unë organizoja për zgjedhjet e vitit 2009 në Libofshë. Irma tha përpara njerëzve të shumtë që kishin ardhur të ndiqnin koncertin: O njerëz të nderuar, është më mirë të punoni kot, sesa të rrini kot. Unë e kujtoj shpesh Irmën, sidomos në periudhë pushimesh, kur njerëzit kanë tendencë të rrinë kot, gjoja se po çlodhen, pa bërë asgjë, duke pritur të ngrysen netët dhe të vijë koha kur duhet të fillojnë përsëri punë.
Para pak ditësh isha në plazhin e Velipojës, ku pashë njerëz që rrinin në diell kot. Mund të them me bindje se gjatë disa orëve të qëndrimit tim në Velipojë nuk pashë asnjë njeri të vetëm që të kishte një libër në dorë duke lexuar diçka. Pashë shumë pak njerëz me gazetë në dorë, kryesisht duke bërë fjalëkryqe, por çuditërisht asnjë me libër në dorë. Dëshira dhe pasioni për të lexuar, për të rritur dijen dhe kulturën nëpërmjet leximit, në Shqipëri ka rënë shumë. Është trishtues ky fakt, një realitet i hidhur. Një profesori im në Kuçovë, para 30 vjetësh më ka thënë që nuk ka libër të keq. Ai më këshilloi atëherë të lexoja çdo libër që më binte në dorë. Sigurisht, para 30 vjetësh, në kohën e komunizmit, përzgjedhja e librave ishte e vështirë. Letërsia në qarkullim ishte e kontrolluar, megjithatë, unë sot kuptoj që edhe librat e kontrolluar nga censura komuniste ia vlente ti lexoje. Më mirë të lexosh kot (edhe një libër të keq), sesa të mos lexosh fare. Leximi është punë, dhe Irma Libohova ka të drejtë kur thotë më mirë punoni kot, sesa të rrini kot.
Unë para pak ditësh mbarova së lexuari dy libra. Lexova librin Decision Points nga ish-presidenti amerikan George W. Bush dhe librin Family Secrets, të shkruar mbi familjen Bush nga një prej gazetarëve investigativë më të aftë dhe më të lexuar në Amerikë, Russ Baker. Librat plotësuan për mua njohuritë që kisha mbi presidentët Bush dhe familjen e tyre, që ka ndikuar më shumë se çdokush në politikën amerikane 50 vitet e fundit. Historia që përcjellin këta dy libra është e mahnitshme.
Libri i shkruar nga ish-presidenti fill pas largimit nga detyra, është një libër që synon të justifikojë politikën e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë prej 8 vjetësh. Për mua, libri është një justifikim i dobët dhe aspak bindës i vendimit për luftën në Irak. Duket një arsyetim tepër naiv për një president sqarimi i arsyeve të luftës. Përveç dobësisë që libri reflekton për të justifikuar një luftë me mijëra viktima dhe triliona dollarë shpenzime, ish-presidenti tregon se ai nuk është gjithmonë i plotfuqishëm. Ka episode kur presidenti i fundit, Bush, duket krejt i sinqertë. Ai sqaron se plani i tij para se të bëhej president ishte të merrej kryesisht me problemet e brendshme të Amerikës, me ekonominë, arsimin, sigurimet shoqërore dhe shëndetësinë, por se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, axhenda e tij presidenciale ndryshoi krejtësisht.  Detyra e tij numër 1, pas 11 shtatorit 2001, ishte të mbronte Amerikën nga një sulm tjetër terrorist dhe të hakmerrej për ata që guxuan ta sulmojnë atë.
Ishte kuptimplotë episodi i bisedës me presidentin kinez që z. Bush ndan me lexuesin. Z. Bush i tregoi presidentit kinez se shqetësimi i tij më i madh, që e lë pa gjumë natën, është se si të shmangë një sulm tjetër terrorist mbi Amerikën dhe si të garantojë sigurinë e amerikanëve në të ardhmen. Presidenti kinez iu përgjigj se atë e lë pa gjumë shqetësimi se si do të krijojë 25 milionë vende pune çdo vit për brezin e ri kinez. Këto prioritete që dy presidentët kanë ndarë me njëri-tjetrin na bëjnë të kuptojmë se pse Amerika dhe Kina ndodhen sot në këtë situatë ekonomike respektive. Amerika sot është vendi me borxhin publik më të madh në botë, vend që për shkak të borxheve të luftës rrezikon ta rifutë botën në një recesion të ri global; kurse Kina, vendi me suficitin buxhetor më të madh në botë, vend që kalon 4 trilionë dollarë rezerva valutore, vendi me rritjen ekonomike më të lartë dhe të qëndrueshme në botë. Krejt ndryshe flet G. W. Bush për marrëdhëniet me Vladimir Putinin e Rusisë. Kur Bushi i thotë Putinit, në një takim zyrtar në Moskë, se Rusia duhet të bëjë më shumë për demokracinë dhe të drejtat e mediave, Putin iu përgjigj me nervozizëm se ai ska nevojë për leksione demokracie nga një person që ka hequr nga puna një gazetar që e ka kritikuar. Rivaliteti SHBA Rusi duket dhe në komentet negative që bën G. W. Bush edhe për ish-kancelarin gjerman, Gerhard Shrëder, ku e quan të turpshëm punësimin e tij nga gjiganti rus Gasprom, pas largimit nga politika.
G. W. Bush tregon për familjen dhe vajzat e tij. Pak e dinë që ai ka qenë njeri i alkoolizuar, që ka qenë student i dobët, që ka qenë feminist, që e ka humbur garën e tij të parë elektorale dhe politike për kongresist në Teksas. Ai ka qenë presidenti që ka marrë më shumë vota se çdo president tjetër në historinë e Amerikës, në rikandidimin e tij për mandatin e dytë presidencial, kur mandatin e parë e ka fituar me gjykatë dhe vetëm me rreth 400 vota më shumë se Al Gore, rivali i tij. Popullariteti i Bushit arriti rreth 90% pas 11 shatorit 2001 dhe u ul rreth 30% në fund të presidencës së tij. Ai ka qenë njëkohësisht nga presidentët më të dashur, por edhe më të urryer të Amerikës. Presidenti Bush ishte lokalist. Një pjesë dërmuese e emërimeve të tij në qeveri apo agjenci qeveritare ishin nga Teksasi. Kot ankohemi ne që Berisha e ka mbushur Policinë, Tatimet apo Doganat me tropojanë. Kjo është sëmundje presidenciale.
Bushi është një njeri fetar, shumë besimtar në Krisht. Mbledhjet e qeverisë gjatë presidencës së G. W. Bushit hapeshin të gjitha me një lutje drejtuar Zotit. Besimi i madh në Zot e bën njeriun më të fuqishëm në botë të duket njerëzor dhe i natyrshëm. Në fakt, tipari më i pëlqyer i Bushit ka qenë thjeshtësia e tij. Njerëzit e adhuronin sepse ai dukej si njëri prej tyre, njeri i rëndomtë, me fytyrë me rrudha dhe fjalor të thjeshtë. Ai e adhuronte familjen e tij, prindërit, gruan dhe fëmijët. Një president që mbush sytë me lot, nuk mund të jetë më njerëzor se kaq.
G. W. Bush ishte president i drejtë. Gjatë librit të tij, Bushi kujdeset që ai të deklarojë qartë dhe prerë se ka bërë më të mirën dhe më të drejtën e mundshme. Ka bërë atë që ka besuar se ka qenë më e mirë për Amerikën. Me sinqeritetin që rrëfehet, G. W. Bush duket i besueshëm. Ai duket i besueshëm kur flet për masat që merr për krizën financiare që goditi botën në fund të presidencës së tij. Duket i besueshëm kur thotë që njerëzit mendonin se presidenti i vërtetë ishte Dik Çenei, ose se truri i tij ishte Karl Rove, por se në të vërtetë ai vendoste vetë për çdo gjë. Në fund të presidencës, Dik Çenei i kërkoi Bushit të lëshonte falje presidenciale për ish-shefin e tij të kabinetit. Bushi e refuzoi edhe kur zv.presidenti iu lut dhe ia kërkoi si favor personal.
E bukur ishte historia që tregoi Bushi për shëtitjen me qenin e tij në Houston, Teksas, disa ditë mbasi ishte larguar si President i SHBA-ve. Bush bënte çdo ditë 5 km vrapim në mëngjes. Pas largimit nga presidenca, ai nuk vraponte me truprojat, por me qenin e tij. Një mëngjes, qeni i tij hodhi sytë nga bari jeshil i shtëpisë së komshiut dhe shkoi atje të kryente nevojat e tij. Ish-presidenti, me një qese plastike në dorë, shkoi dhe mblodhi me kujdes jashtëqitjen e qenit nga kopshti i komshiut, e futi në qese dhe e hodhi në koshin me të afërt. Kisha 8 vjet që smë linte kush të merresha me jashtëqitjen e qenit, thotë Bushi. Pak ditë pas largimit nga presidenca, njeriu më i fuqishëm në botë përulet bindshëm për ti shërbyer qenit të tij, si çdo njeri tjetër i thjeshtë që kalon nëpër rrugët e Houstonit.
Nëse libri Decision Points, i shkruar nga vetë G. W. Bush të bën të ndiesh një farë respekti për një njeri që

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›