E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polovina: E vërteta e raportit agjenturor për Mehmet Shehun

Mehmet shehu dhe enver hoxha

Asnjëherë gjërat nuk mund të jenë aq të thjeshta dhe naive sa duken. Nuk mund të ishte i rastit as raporti amerikan i gjetur në arkivat e Ambasadës amerikane në Argjentinë, ku flitej për bashkëpunimin agjenturor të ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Ishte viti 1986, vetëm një vit pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. Në librin e tij Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia, autori Ylli Polovina na ndriçon se me të vërtetë nuk ka qenë i tillë. Këtë e mbështet me një sërë pohimesh të pasuesit të Hoxhës, Ramiz Alisë dhe mbi mënyrën se si ky dokument i siguruar nga ambasadori shqiptar në Buenos Aires, Piro Andoni, u shfrytëzua në Kongresin e famshëm të Trashëgimisë. Me pëlqimin e autorit kemi përzgjedhur nga ky libër pikërisht këtë pjesë. Cili ishte dokumenti i famshëm i dalë nga Ambasada amerikane në Argjentinë dhe si u përdor ai nga Ramiz Alia.                                                        a.m

PJESË NGA LIBRI …

Këtë herë për ta ritakuar e telefonoi vetë Farranin. Nga e papritura ky e la habinë ti dukej e gjitha në zërin e emocionuar. Ok, u përgjigj, Jam gati. U ulën në kafen afër Ambasadës, por jo në qoshen e tyre të pëlqyer. E kishin zënë të tjerë. Ambasadori i kërkoi menjëherë nëse e kishte të mundur ti afrohej vetë Mendesit dhe jo të priste çfarë do të bënte ai. Hernando tundi kokën me një buzagaz të çelët. Avitu tek ai jo vrullshëm, vijoi diplomati i parë i Shqipërisë në Argjentinë. Farrani dëgjonte sërish buzagaz, përherë duke tundur kokën. -Kërkoji qoftë edhe dy-tri fjalë mbi përmbajtjen e dokumentit,- vazhdoi ambasadori. Hernando vetëm e dëgjonte. -Sidoqoftë, nguli këmbë diplomati shqiptar, nëse amerikani do të kërkojë ca kohë për ta hedhur këtë hap, pranoje. Tashmë Farranit i përndritnin sytë. -Do të bëj të pamundurën,- premtoi. Ambasadori deshi ti merrte dorën e tia shtrëngonte fort, por ajo qe larg, matanë syprinës së tavolinës, tek dridhej lehtas nga emocioni. -Po sikur…, rinisi Hernando, -Po sikur… -Çfarë?- pyeti tjetri. -Po sikur ti kërkoj Mendesit të ma sigurojë fizikisht atë dokument, pra një kopje të origjinalit? Ambasadorit shqiptar iu përplasën në mendje njëherësh dëshira për tia miratuar dhe mohuar idenë. Në përgjigje shtegun e gjeti fjala ndoshta, por as ajo nuk doli. -Tani për tani është shumë, – nisi të sqaronte, – Të paktën në fillim duhet të kërkojmë pak. Ai e ka lexuar materialin, le të të thotë cili është thelbi i tij, emri i udhëheqësit agjent dhe çfarë do të synonte misioni i tij kundër Enver Hoxhës. Farrani tundi kokën Dakord, dakord -Sepse, po të veprojmë ndryshe, – vazhdoi ambasadori, – druhem se ai do të trembet dhe kështu tërhiqet. Ose hyn në ndonjë lojë me eprorët e tij dhe na vënë në dorë ndonjë lëndë false. Kjo mund të na sjellë e shkaktojë dëme në Shqipëri, sepse nuk përjashtohet që materiali i pavërtetë të jetë ndërtuar për të ndikuar e hyrë në punët tona të brendshme. -Ju kuptoj, ju kuptoj, – pohonte herë pas here Hernando Farrani. Diplomati i parë i Tiranës në Argjentinë donte ta vijonte edhe më tej arsyetimin, ti thoshte mikut të vendit të tij se një dokument i sajuar për të destabilizuar udhëheqjen, për ta përçarë unitetin e saj, për të hedhur hije mbi këtë apo atë anëtar, do të ishte shumë i rrezikshëm. Ca më tepër, po të qe se Mendes do të servirte një gjoja material konspirativ kundër Sekretarit të Parë të Partisë, shokut Ramiz Alia. Por, asnjë nga këto mendime nuk i derdhi dhe ngurtësoi në fjalë. U ndanë për tu takuar në çastin kur Farrani do të kishte rezultatin e parë. Ky e telefonoi pas katër ditësh. E lanë takimin në një restorant. Ishte drekë. Qerasjen e bëri argjentinasi. -Piva një birrë me Mendes, – shpjegoi sapo u ulën në një tryezë shumë të veçuar nga pjesa kryesore e sallës. -Por nuk ia hapa bisedën. As ai. Tek pa që ambasadori shqiptar priste më shumë, shtoi Por e lamë që të ritakohemi. Ofertën e bëri ai. -Shkëlqyeshëm, – brofi tjetri. Drekën e hëngrën me shije dhe u ndanë gjer në lajmin e dytë. Farrani i bëri një telefon në fund të javës. Takimi i ri me Mendesin pat kaluar shumë mirë, veç as ai dhe as amerikani sërish nuk e kishin prekur çështjen e dokumentit sekret. Telefonatën tjetër e kreu pas dhjetë ditësh. Ia kishte dalë. Ia kishte rikujtuar Mendesit se dikur i kishte dhënë një lajm, por edhe një premtim. Që atëherë, megjithëse qe përpjekur shumë ta shuante, e pat ngacmuar mjaft ndjenja e kureshtisë. A nuk mund ti thoshte ndonjë gjë më të plotë nga brendia e dokumentit sekret? Bashkëkombësi që punonte në Ambasadën amerikane nuk pati ngurruar, por i kishte pohuar se udhëheqësi i rëndësishëm i shtetit shqiptar, i vënë në shërbim të CIA-s, në atë material nuk kishte emër, por një kod. Ai kishte marrë përsipër likuidimin fizik të Enver Hoxhës dhe ndryshimin e kursit politik të Shqipërisë, duke e bërë atë të ngjashëm me modelin jugosllav. Në rast se ky plan bashkëpunimi mes tij dhe shërbimit të fshehtë amerikan për jashtë do të dështonte, atëherë në dokument parashikohej marrja në mbrojtje dhe, për të vazhduar jetën në emigrim, prej autoriteteve të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shpërblehej me tre milionë dollarë. -Bravo!- thirri ambasadori. Nga padurimi nuk e kishin bërë ende porosinë për kafe. Lokali ku qenë ulur qe shumë larg Ambasadës, gati një orë me makinë. Tani na duhet vetë dokumenti, i tha Farranit. E di, u përgjigj ky, Këtë do ta bëj me doemos. Radiogrami që nisi drejt Tiranës e solli në Buones Aires përgjigjen me një frymë. Ishte vetëm një urdhër i prerë: Duhet siguruar me çdo kusht një kopje e dokumentit sekret dhe sa më parë transportuar për në Shqipëri! Nuk kishte asnjë fjalë përgëzuese për çfarë qe kryer deri ato çaste. Ambasadorit iu kujtua fjala valle. Iu duk vetja i futur dhe i ngecur në rrethin e saj. Qe një fjalë goje të thoshe sigurojeni dokumentin, por kjo ishte më e vështira, ndoshta edhe më e pamundura, mbase edhe vetë gracka e ndonjë loje spiunazhi. Mirëpo, të mos shtihej ai në dorë në Tiranë jo vetëm do ta shihnin si të pazotin, por edhe si njeri që merrej me fjalë dhe, për pasojë, ngatërrestar. Për herë të parë ankthi iu bë pezëm. Ndodhej nën një shtypje të fortë. Nga njëra rrinte udhëheqësi më i lartë i partisë dhe shtetit të tij dhe nga tjetra vetë agjentura më e ashpër kundër komunizmit, CIA. Informacioni i radhës që erdhi nga Hernando Farrani thoshte se Mendes nuk mund ta merrte dot përsipër një kopje të dokumentit top sekret. Kjo ishte tepër, kishte thënë, Le ta linin me kaq. Ambasadori ndjeu ti uturinte diçka në veshë dhe e kuptoi qe ishte një ngritje e beftë tensioni. Mos u dorëzo!, i thirri vetes. Ia përsëriti të njëjtën gjë edhe Farranit. Ky dukej akoma entuziast. Do tia dalim një ditë!, siguroi. Kapërceu me maraz e ankth një gjysmë muaji të tërë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ambasadori u takua me mikun argjentinas rregullisht, duke këmbëngulur mosngutje. Kur një paradite Farrani me një zë të ngazëllyer dhe plot nënkuptim i tha në telefon se po ato çaste qe nisur ti vinte në zyrë, u kuptua që operacioni kishte përfunduar me sukses. E priti tek shkallët e Ambasadës. Sapo Hernando kapërceu portën dhe hyri në oborr, bëri një shenjë të ngjashme me fjalët Këtu e kam. Kur hynë në zyrë dhe u mbyllën në të, ajo që Farrani i lëshoi në dorë qe një trefaqësh. Ishte i shkruar në gjuhën spanjolle. Diplomati i parë e përpiu me sy. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Buenos Aires Argjentinë Përkthim i teletekstit nr. 321- 40-60, nëntor 1975. Objekti: Për tu vendosur në bibliotekën e Ambasadës. Shumë sekret. Vetëm për njohje të zotit ambasador. Çështja: Shqipëria. Në shtatorin që porsa kaloi, u zhvillua në Nju Jor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›