E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Mbi 282 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta

Për të realizuar këtë objektiv-sipas Bashës-ne kemi bashkëpunuar ngushtë me BE, projektin e tij CARDS, misionet ICITAP, PAMECA, organizatën ndërkombëtare për migrimin, UNHCR, OSBE, etj.

“Shqipëria po punon për të arritur standartet e BE për menaxhimin e integruar të kufijve, ky një objektiv strategjik, e në veçanti të atyre vendeve pjesëtarë të marrëveshjes Schengen, përafrimin e legjislacionit me vendet e BE dhe në veçanti marrëveshjet bilaterale me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar janë disa nga provat e prioritetetit tonë në këtë fushë”, theksoi kreu i rendit publik. Basha tha më tej se një nga prioritetet e Ministrisë së Brendshme është dhe lufta kundër migracionit të paligjshëm.

 “Dokumenti i udhëtimit në përdorim dhe veçanërisht pasaportat biometrike, përmirësimi i infrastrukturës për kontrollin e dokumentave në Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe rritja e shkallës së profesionalizmit të punonjësve në këto sektorë, goditja e grupeve të ndryshme kriminale të trafikut të qenieve njerezore, instalimi i sistemit TIMS në të gjitha pikat e Kalimit të Kufirit, përmirësimi i kuadrit ligjor dhe ndryshimet në Kodin Penal lidhur me trafikun e qenieve njerëzore”, tha më tej ai.

Ministri Basha, ka përmendur edhe sukseset e kësaj ministri në luftë kundër krimit të organizuar, duke bërë edhe një statistikë të tyre përgjatë këtij viti.Ai shtoi më tej se pikat e Kalimit Kufitar janë në procesin e instalimit ne sistemin e monitorimit me kamera dhe gjithashtu të instalimit të sistemit të leximit automatik, të leximit të targave të automjeteve, të njohjes së personit nëpërmjet imazhit të fytyrës etj.Për sa i përket ruatjes dhe sigurisë së kufijve detar, Basha tha se është vënë në efiçensë sistemi kombëtar i vëzhgimit të hapësirës detare si dhe është ngritur Qendra  Ndërinstitucionale Operacionale Detare, në përbërje të së cilës krahas aktorëve të tjerë janë vendosur dhe shërbimet operacionale të kufirit.

Një temë tjetër, ishte edhe ajo e kartave dhe pasaportave biometrike, ku Basha ka theksuar se një proces i tillë po shkon me ritme të kënaqshme. “Ecuria e procesit të pajisjes me pasaporta biometrike për qytetarët tanë është shumë e kënaqshme, deri në fund të nëntorit kanë aplikuar për pasaportë 282.712 qytetarë dhe e kanë tërhequr atë 222.607 qytetarë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›