Policia bllokon 65 qendra të lojërave të fatit
Për dy ditë me radhës, me anë të operacionit të koduar “Gambling 2” të realizuar në shkallë vendi, është ushtruar kontroll në qendrat e lojërave të fatit.
Gjatë këtij operacioni u kontrolluan 260 subjekte, të cilat zhvillonin aktivitetin e lojërave të fatit, ku 65 prej tyre rezultuan të paliçensuara nga organet përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti, të cilët u proceduan penalisht në organin e prokurorisë për kryerjen e veprës penale të “Organizimit të lotarive të palejuara” dhe “Vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjithashtu subjekteve të paliçensuara ju bllokuan ambientet ku ushtronin aktivitetin e paligjshëm, si dhe ju sekuestruan në total 401 makineri kompjuterike për zhvillimin e lojërave të fatit. Operacioni do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.