Te majtet festojne pervjetorin e radhes te Konferences se Pezes
Përvjetori i radhës i Konferencës së Pezës i gjeti të majtët në pushtet.
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt qendrës së Bashkimit Europian, ndërsa kryetari i Parlamentit Ilir Meta drejt Pezës, aty ku në vitin 1942 u mblodh këshilli i përgjithshëm nacional-çlirimtar.
E shoqërojnë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, dhe një përfaqësi deputetësh socialistë të kryesuar nga Gramz Ruçi.
Në fjalën e tyre nuk zë vend Enver Hoxha, një nga anëtarët e Keshillit që do të bëhej kryetari i partisë Komuniste të Shqipëerisë, diktator i shqiptarëve.
Lehtësisht këtë gjë mund ta bëjnë vetaranët e luftës.
Së bashku udhëtuan drejt varrezave të Dëshmorëve të Pezës, heroi kryesor është Myslim Peza, i cili me Enver Hoxhën ishin të vetmit që nuk u shpallën tradhtarë nga këshilli i përgjithshëm nacional i Konferencës së Pezës vetëm një vit më vonë në Konferencën e Mukjes.
Në kthim spikati një grup i vogël që u vinte përballë…ishte më i plotësuar me simbole dhe nderimin e heronjve të Pezës kishin marrë seriozisht.
Ata që kishin mbaruar punë me ceremonitë e rastit nxituan për festim.
Zyrtarët e lartë në lokal, të tjerët nën çadrat e improvizuara.
Dikush në grup, dikush pa shokë në lëndinat e fshatit në periferi të kryeqytetit.
Festojnë në ditë shiu me qofte dhe birra, larg festimeve që mbanin fshatin zgjuar deri në orët e mëngjesit kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Masat ishin marrë që gjithçka të shkonte mirë edhe për transport pjesmarrësish në ceremoni.