E Diel, 1 Nëntor 2026

Të majtët si zhvatës edhe të politikave konservatore të së djathtës

16-12-2012 / Nga Ilirian Dahri

Një prej ekonomive më të forta të planetit por që aktualisht po paraqet probleme. Në të vërtetë vendi, ekonomia e të cilit radhitet në vend të tretë të ekonomisë botërore, ashtu si edhe shumë vende të tjera po karakterizohet nga një borxh publik i lartë. Sidoqoftë qeveria japoneze po përpiqet dhe po kërkon të nxisë rritjen ekonomike duke rritur shpenzimet publike. Kjo është situata në Japoni pak para zgjedhjeve. Zgjedhjet  po karakterizohen nga shtyrjet populiste dhe nacionaliste që kërkojnë të ndikojnë drejtpërdrejt tek zgjedhësit japonezë. Parashikimet flasin qartë do të fitojë e djathta (partia liberaldemokrate) që ka udhëhequr Japoninë pas luftës së dytë botërore, por që humbi ndjeshëm në zgjedhjet e vitit 2009. Lideri i kësaj partie Shinzo Abe do të ketë shumë punë me rilidhjen e raporteve me fqinjin (Kinën) që gjithsesi do të jenë të vështirë sidomos për ishujt e kontestuar të Senkakut. Lideri Shinzo Abe ndërkaq e ka zgjedhur platformën e tij sepse kërkon që  të forcojë akoma dhe më shumë Mbrojtjen e vendit duke dashur në të njëjtën kohë një intensifikim të raporteve të Japonisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër po aq i qartë është edhe programi i tij i politikës së brendshme sepse Shinzo Abe kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe  bankës qendrore. Po kërkohet gjithashtu edhe një zhvlerësim i monedhës yen duke kërkuar në këtë mënyrë avantazhet e kompetivitetit të tregtisë ndërkombëtare. Më në fund do të qetësohet Japonia e cila kohët e fundit ka  ndërruar shpeshherë qeveritë e saj? Sepse prej 6 vjetësh në Japoni numërohen 6 kryeministra të ndarë në mënyrë të barabartë nga dy partitë e mëdha (tre herë liberaldemokratët dhe tre herë kandidatët e partisë në pushtet). Sfidat janë të mëdha sepse pritet që në fillim të vitit të hapen negociatat për një partnership ekonomik me Bashkimi Europian i cili nuk do të ekzistojë vetëm në letër por do të ketë të bëjë me shkëmbimin e lirë që do t’i sillte shumë progres Japonisë por edhe vetë Bashkimit Europian. Nga ana e tij Bashkimi Europian po kërkon me ngulm dhe i ka hedhur sytë nga Japonia për sektorin energjetik. Japonia është e vetmja që ndodhet në pararojë por në të njëjtën kohë  prej vitesh ka bazuar politikat e saj tek energjia e alternative. Dita e zgjedhjeve  më në fund ka ardhur për japonezët. Ka filluar në mëngjezs në orën 7 të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 20:00. Në të vërtetë nuk është pikërisht kështu sepse japonezët kanë filluar të votojnë që prej datës 5 dhjetor, kanë qenë ata të cilët kanë dëshmuar se për arsye të ndryshme nuk mund të votojnë dot ditën e parashikuar për zgjedhjet. Në këtë mënyrë pas rezultateve të para dhe përfundimit të tyre, ndoshta përpara krishtlindjeve mund të zgjidhet formalisht kryeministri i ri. Ndërkaq do të votohet edhe për guvernatorin e Tokios. Janë 480 vende në parlament dhe në listë janë rreth 1500 kandidatë. Sipas analistëve të ndryshëm Partia liberaldemoktaike (Jiminto) do të kthehet në pushtet. Një parti kjo që ka qenë e pranishme në qeveri pothuajse gjithmonë që prej pasluftës dhe deri në vitin 2009. Shinzo Abe është 58 vjeç dhe është rizgjedhur në shtator nga partia e tij dhe kërkon që të marrë maxhorancën absolute. Por panoarama politike japoneze ofron edhe parti të sapokrijuara. Një ndër to është padyshim partia e formuar nga kryebashkiaku i Osakës, Toru Hashimoto që është bashkuar me partinë e guvernatorit të Tokios, aktualit Shintaro Ishihara. Por edhe partia e të ardhmes japoneze e guvernatorit të provincës së Shigës, Yukiko Kada. Nuk mungojnë edhe komunistët në këtë pjesë të botës mes tyre Partia komuniste e liderit Kazuo Shii. Sipas Richard Koo, një ekonomist i Institutit Nomura, pas Rusisë, SHBA dhe Kinës tani është radha e Japonisë për të zgjedhur. “Tani e ka radhën Japonia: lideri liberaldemokrat Shinzo Abe është afër triumfit me politikën e tij kundra bankës qëndrore dhe kundra Kinës, diçka kjo që vetëm ndonjë javë më parë askush nuk e thoshte në këto terma” -  ka deklaruar Koo. Sipas tij politika japoneze është kthyer në një politikë të çuditshme sepse Partia e kryeministrit Yoshihiko Noda (në pushtet prej tre vjetësh dhe 4 muajsh) po orienton politikën e saj drejt politikave konservatore që ishin pikërisht të së djathtës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›