Të martën takimi i radhës Thaçi-Daçiç në Bruksel
Një nga temat do të jetë zbatimi i IBM-së
Të martën e ardhshme do të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të kosovës hashim Thaci dhe atij serb Ivica Dacic. Dy kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sërish në Bruksel, ndërsa në rend të ditës do të jetë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe të cilat citojnë kryeministrin e Serbise, Daçiç. Ky i fundit ka konfirmuar takimin me Thacin. "Vazhdimi i dialogut është në interes të Serbisë. Nuk jemi në situatën për të zgjedhur se me kë do të bisedojmë, ka thënë ai. Ndërkohë drejtori i zyrës për bashkëpunim me mediat në qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihailovic ka thënë se Daçiç ka propozuar që dogana të mos paguhet në vendkalimet administrative. I ka shtuar se pritet që edhe për këtë të bisedohet në raundin e ri të bisedimeve. Nëse dicka thjesht do të paguhet, ekziston mundësia që një pjesë e parave nga Bërnjaku dhe Jarinja t’u adresohet komunave në veri të Kosovës", ka përfunduar ai.