Reshjet e shiut, shtohet prodhimi i energjisë në vend
Kuotat në hidrocentrale, lajme pozitive vijnë nga sektori i energjisë
Lajme pozitive vijnë nga sektori i energjisë. Prodhimi i energjisë në vend është shtuar. Rreshjet e rëna me intensitet ditët e fundit kanë rritur mundësinë për të prodhuar energji pas një periudhe të gjatë thatësire. Sipas burimeve zyrtare nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, aktualisht Fierza po punon me dy agregatë, duke ndikuar diekt në prodhimin e energjisë për konsum vendas. Në kushte të tilla të përmirësuara, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka importuar fare pak energji, pasi 80 për qind e nevojës për konsum po sigurohet në vend.
Sipas informacionit, aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është rreth 269 metër, ndërsa prurjet llogariten 100m3/sek. Hidrocentrali, që ka edhe prodhimin më të madh në kushtet energjisë është Komani, i cili aktualisht është në niveli 170.37. Ndërsa prurjet në këtë hidrocentral arrijnë 180 m3/sek. Pra, të gjitha hidrocentralet janë në punë, përfshirë edhe Vaun e Dejës i cili së fundi ka arritur në nivelin 73.4 metra. Për shkak të uljes se temperaturave, konsumi në vend është rritur duke arritur në nivelin rreth 22 mln kilovat ore, që është një nivel i konsiderueshëm. Aktualisht importi po kryhet nga Koorporata Elekroenergjetike Shqiptare, ndërsa CEZ nuk importon asnjë kilovat energji. Të gjitha linjat e tensionit të lartë e të mesëm janë në punë dhe nuk raportohen defekte për shkak të motit.
Kuotat
Fierza 269 m
Prurjet 100 m3 sek bie dëborë
Koman 170.37 m
180 sek
Konsumi i energjisë në vend 22 mln kW/h