Basha Shqiptaret ndryshuam epokat merite e padiskutueshme e qeverise
Ministri i Brendshem vijon turin e informimit me studente te Fakultetit Juridik ne prag te futjes ne zbatim te vendimit per levizjen e lire
Eumlshte rikthyer pas shume vitesh ne auditoret ku mori leksionet e para si student i juridikut por kete here si minister dhe eshte dashur te percjelle tek studentet e ketij fakulteti nje mesazh qe ka te beje me integrimin e Shqiperise. Fushaten e sensibilizimit per procesin e liberalizimit te vizave Ministri i Brendshem Lulzim Basha e ka vijuar aty ku studiohet zbatimi i ligjit. Eumlndrra po behet realitet dhe bashke me te po behet realitet edhe renia e tulles se fundit te murit qe ndante Shqiperine nga Europa. Po behet realitet pra aspirata e te gjithe qytetareve shqiptare e artikuluar nga keto auditore 20 vite me pare po behet realitet liria e plote e paprere e pacunguar per cdo qytetar shqiptar- eshte shprehur Basha. Duke shtuar se liria e cila me shume se ne cdo kuptim ne kontekstin juridik do te thote pergjegjshmeri. Dinjiteti si pjese e panderprere e kesaj lirie nuk mund te vije dhe nuk mund te kuptohet pa pergjegjshmeri. Levizja e lire eshte dhe mbetet levizje e lire ne kontekstin e marredhenies Shqiperi-BE dhe te marredhenive te vete vendeve te BE me njera tjetren. Nuk eshte dhe nuk mund te trajtohet kurre si asgje tjeter - shtoi ai.
Duke sqaruar me tej se per pak jave qytetaret shqiptare do te gezojne ekzaktesisht te njejtat te drejta si cdo qytetar europian ne kontekstin e levizjes se lire por nuk do te gezojne te drejta me te medha dhe nuk do te kene detyrime me te vogla se qytetaret europiane ndaj njeri-tjetrit dhe vendeve te tyre sa i perket kategorive te tjera te levizjes se lire sic jane qendrimi i perhershem apo i perkohshem ne territoret apo juridiksionet e ndryshme te BE.
Sipas tij ne fushaten e cila ka nisur prej kohesh po perdoren qarte termat themelore. Levizja e lire e cila kryhet vetem ne kushtet e pajisjes me dokumente biometrike levizje e lire pa viza pa u pajisur me nje autorizim konsullor do te thote perfitim i kesaj te drejte nga ata qe posedojne dokumente biometrike. Levizje e lire do te thote jo me shume se gjysmen e njesise kohore jashte vendit tend perndryshe jemi ne kushtet e qendrimit dhe jo te levizjes se lire. Levizje e lire do te thote levizje ne mirebesim qe do te thote te marrim persiper dhe te zbatojme gjate qendrimit tone jashte kufijve te juridiksionit te cilit i perkasim te gjitha normat parimet dhe rregullat baze te sjelljes se mire njerezore dhe te ligjeve ne fuqi duke u kujdesur keshtu edhe qe kjo levizje te kryhet jo ne kushte te sforcuara ekonomike sa i perket mundesive tona per te paguar transportin ushqimin fjetjen zbavitjen apo cfaredo tjeter qe kushton gjate kohes se qendrimit jashte juridiksionit tone. Levizje e lire nuk do te thote punesim dhe nuk do te thote studim afatgjate por kushtet e levizjes se lire padyshim qe e bejne pakrahasueshmerisht me te lehte qe vizat afatgjata ne perputhje me rregullat e vendeve te hapesires Schengen te merren brenda nje kohe dhe ne menyra shume me te shpejta sesa ka qene deri me tani praktika - sqaroi ai.