Progresi ne reforma Shqiperia dhe Kroacia anetare te denja te NATO-s
Kryeministri Berisha takon Shefin e Shtabit Forcave te Armatosura te Kroacise Josip Lupic
Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim Shefin e Shtabit Forcave te Armatosura te Kroacise zotin Josip Lupic. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen kryeministri Berisha e vleresoi viziten e shefit te shtabit te FA-ve te Kroacise si nje shenje tjeter e marredhenieve shume te mira e miqesore qe ekzistojne ndermjet dy vendeve ne te gjitha fushat. Shefi i shtabit Lupic i transmetoi kryeministrit Berisha pershendetjet me te perzemerta te kryeministres se Kroacise Jadranka Kosor. Ne takim u vleresuan reformat e rendesishme e te suksesshme qe kane ndermarre dy vendet per transformimin e sektorit te mbrojtjes dhe shnderrimin e forcave te armatosura ne ushtri moderne te standardeve te NATO-s te afta per te marre pjese dhe permbushur detyre ne kuader te misioneve te aleances. Me tej ne takim u diskutua mbi bashkepunimin shume te mire qe kane ndertuar dy vendet edhe ne fushen e mbrojtjes si edhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve dhe qeverive per te zgjeruar dhe me tej ate duke shkembyer pervojat teknologjite apo shqyrtimin e mundesive per perqasje te perbashket apo edhe me vende te tjera te rajonit per te pajisur forcat e armatosura me kapacitete te rendesishme. Ne takim u vleresua kontributi i dy vendeve tashme anetare te NATO-s ne forcim te paqes stabilitetit bashkepunimit e miqesise ne rajon si edhe vullneti per te forcuar marredheniet e shkelqyera e miqesore dhe per te forcuar bashkepunimin si ne kuadrin bilateral ashtu dhe ne ate shumepalesh ne dobi te interesit me te mire te te dy popujve miq por edhe te mbare rajonit.