Opozita dogji fondin prej 16 milione eurosh SHBA insiston ne miratimin e projekteve te tjera
Fondi 16 milione dollare i dhene nga programi i Sfides se Mijevjecarit per Gjykaten Administrative ka afat deri me 31 janar te vitit te ardhshem per tu perdorur. Drejtori per programet PRAG ne koorporaten e Sfides se Mijevjecarit Bruce Kay deklaron se fondet per momentin jane pezulluar. Por sipas tij edhe pse afati ende nuk ka perfunduar do te duhej nje mrekulli qe brenda kesaj kohe parlamenti te miratonte ligjin dhe ai te hynte ne fuqi duke i hapur rruge ngritjes se Gjykates Administrative. Shqiperia ka pasur shume shanse per te miratuar ligjin dhe ngritur Gjykaten Administrative. Fondet dhe puna ne lidhje me kete gjykate jane pezulluar. Brenda fateve kohore te ketij programi kohezgjatja e projektit eshte deri ne 31 janar te vitit 2011. Shqiperia nuk ka me kohe qe te miratoje ligjin dhe ta beje ate efektiv ne menyre qe te nise puna per ngritjen e Gjykates Administrative- theksoi Kay. Ligji per Gjykaten Administrative nuk eshte miratuar per shkak te marredhenies se kushtezuar te opozites me parlamentin per transparencen e zgjedhjeve. Miratimi i ketij drafti kerkon shumice te cilesuar dhe ai nuk mund te kaloje vetem me votat e mazhorances.
SHBA Prokurimet elektronike rriten transparencen/Sistemi i prokurimit elektronik ka rritur ndjeshem transparencen e ketij sherbimi duke e bere Shqiperine vendin e pare ne bote qe ofron ate ne menyre teresisht elektronike. Brus Kei drejtori per Programet e Sfides se Mijevjecarit e ka vleresuar ne kete menyre realizimin e online te prokurimeve publike gjate prezantimit te raportit te monitoriomit te ketij sistemi ne Tirane. Realizimi online i prokurimeve publike ka rritur ndjeshem transparencen duke shmangur kontaktet e drejtperdrejta te biznesit. Ngritja e kesaj agjencie ka eleminuar burokracite dhe ka reduktuar koston e ketij sherbimi. Shqiperia eshte vendi i pare qe e ofron kete sherbim ne menyre teresisht elektronike.Vleresimi me cmim nga Organizata e Kombeve te Bashkuara do te thote se Shqiperia ka hedhur hapa te rendesishem ne kete proces - deklaroi ai. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve Kei foli edhe per Gjykaten Administrative duke thene se Shqiperia ka nje tjeter mundesi per te perfituar nga fondet e qeverise amerikane nese do te arrije ta votoje ligjin deri ne janar te vitit te ardhshem. Fondi per ngritjen e Gjykates Administrative nuk eshte djegur por eshte pezulluar qe do te thote se dyert nuk jane mbyllur. Ekziston edhe nje mundesi qe eshte afati deri ne 31 janar te vitit 2011. Ne qofte se brenda kesaj date ligji aprovohet ne parlament atehere ekziston mundesia qe fondi prej 16 milion dollaresh te kthehet perseri. Por edhe ne qofte se ligji miratohet do te duhen edhe disa dite qe ai te hyje ne fuqi dhe kjo gje e ben kohen edhe me te shkurter - u shpreh drejtori per Programet e Sfides se Mijevjecarit Brus Kei. Dy dite me pare gjate nje takimi me Ministrin e Inovacionit Genc Pollo Drejtori per Programet e Sfides se Mijevjecarit kerkoi nga klasa politike qe te jete me bashkepunuese ne realizimin e projekteve te tilla si Gjykata Administrative qe i sherbejne zhvillimit te vendit.