E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të mos frenohet integrimi i Ballkanit"

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Ursula Plassnik ka deklaruar se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit nuk duhet të frenohet.

Ministrja Plasnik theksoi se e dëshiron integrimin e plotë të vendeve të Evropës Juglindore në BE, por lidhur me këtë ka refuzuar të jap ndonjë datë apo afate.

"Secili shtet patjetër duhet ti përmbush detyrimet e parapara nga BE. Rumania dhe Bullgarija janë shembull i mirë për këtë”, deklaroi Plasnik. Ajo nuk sheh ndonjë pengesë për integrimin e Ballkanit.

“Herët a vonë vendet e Ballkanit do të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së. Në këtë drejtim patjetër duhet t’i inkurajom”, ka theksur shefja e diplomacisë austriake. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›