E Diel, 1 Nëntor 2026

Velipojë, inxhinieri i komunës, sërish në pranga

Pas këmbënguljes së Prokurorisë, Lekë Marku është arrestuar sërish

SHKODËR- Inxhinieri i komunës së Velipojës riarrestohet nga policia për akuzën ekorrupsionit. Lekë Marku, 37 vjeç, nipi i kryetarit të komunës së Velipojës, Nikollë Marku është arrestuar mesditën e djeshme, pasi gjykata e apelit në Shkodër ka vendosur rikthimin për rigjykim të masës së sigurisë, detyrim për paraqitje të dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër, më 23 gusht 2008. Lekë Marku, me detyrë inxhinier në zyrën e urbanistikës në komunën e Velipojësishte ndaluar në flagrancë nga policia më 30 qershor 2008, teksa i merrte 25.000 lekë të reja një qytetari nga Shkodra, në këmbim të dhënies së lejes provizore për të ushtruar aktivitet privat, për të vendosur një kioskë në plazhin e Velipojës. Gjakata e Shkodrësnë fillim të korrikut caktoi si masë sigurie për Lekë Markun atë të arrestit në burg, por në një tjetër seancë e liroi atë, duke e lënë në masën e detyrimit të paraqitjes. Me këtë vendim nuk ka qenë dakort prokuroria, e cila e ka ankimuar çështjen në Apel duke kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë për Lekë Markun. Gjykata e apelit në Shkodër ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të 23 gushtit dhe rikthimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykate. Inxhinieri i Komunës Velipojë,Lekë Marku nuk e ka pranuar në asnjë moment akuzën ndaj tij dhe avokatët mbrojtës kanë pretenduar se gjithçka ishte e sajuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›