E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau pa dashje motrën, rrezikon 2.5 vjet burg

PRETENCA

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënimin me 2.5 vjet burgim për 17 vjeçarin Besart Pecmarku , duke kërkuar para trupit gjykues deklarimin fajtor të tij për veprat penale të vrasjes nga pakujdesia dhe armëmbajtjes pa leje . Përfaqësuesja e akuzës, prokurorja Manjola Trungu ka paraqitur rrethanat e ngjarjessë ndodhur më 23 mars 2008 në fshatin Gritë Tropojës, ku nga pakujdesia , Besart Pecmarku, atëherë 16 vjeç , kishte vrarë motrën e tij, Blerta Pecmarku, 15 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Pecmarku në fshtin Gritë Tropojës, kur Besarti ka marrë një pistoletë dhe duke dashuar të “luajë”me të, i ka hequr karikatorin , pa e ditur se arma kishte një fishek në fole. Duke menduar se arma ishte pa fishekë dhe pa karikator, ai ka e ka drejtuar armën nga motra e tij 15 vjeçe , e cila ndodhej vetëm pak metra larg tij dhe e ka shkrepur atë, ndërsa plumbi që ishte në armë ka goditur motrën e tij 15 vjeçe. Menjëherë, Besart Pecmarku është përjekur të ndihmojë motrën e qëlluar gabimisht, por plumbi i cili është ngulur në gjoksin e të miturës ka shkatuar vdekjen e saj. Gjatë seancave gjyqësore , Besart Pecmrku është parqitur tepër i tronditur . Përfaqësuesja e akuzës e ka argumentuar kërkesën për dënimin e 17 vjçarit me nenet 85, 278/2 dhe 51 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›