Skandal në Fier, shkollë në lokalin e alkoolit dhe duhanit
FIER- Në mëngjes, fëmijët mësojnë ABC-në, ndërsa në mbrëmje, burrat e fshatit pinë kafe, duhan e raki. Çudia ndodh në fshatin Kallm i Vogël i komunës së Mbostarit në Fier, ku nxënësit e dy klasave fillore bëjmë mësim në lokalin e fshatit. Në fakt, zgjidhja që i ka dhënë komuna punës së shkollës ka revoltuar banorët. Ka qenë një kontratë mes pronarit të këtij lokali, Lulëzim Buzit dhe komunës Mbrostar për të vënë në dispozicion të nxënësve ambientet e lokalit të tijkundrejt qerasë. Janë rreth 50 nxënës të klasës së parë dhe te dytë që në kushte të mjerueshme bëjnë mësim në ambientet ku burrat e fshatit pinë duhan dhe alkool mbrëmjeve.
Fëmijët ulen ose në dyshemenë e ftohtë, ose në ato pak tavolina ku një natë më parë, baballarët e tyre kanë qëndruar për të kthyer një gote raki ose kafe. Era e keqe e alkoolit dhe e duhanit e mbetur në këto ambiente thithet prej fëmijëve të nesërmen, ndërsa sytë e tyre shpeshherë përqendrohen tek banaku i këtij lokali, ku gjenden çokollata, biskota dhe të tjera mallraushqimore të lakmuara prej tyre. “Kjo nuk është shkollë, por një turp për fshatin. Fëmijët duhet të largohen menjëherë që aty”,-thotë për “Shekullin” M. Buzi, banor i këtij fshati, i cili kishte nipin e tij që mësonte në këtë lokal. “ Jam trembur kur ndjeva erën e rakisë dhe të duhanit në rrobat e vajzës 9- vjeçare. Edhe pse e dija që ajo zhvillonte mësimet në një kafene të fshatit , përsëri jam tronditur . A e di Ministria e Arsimitse në fshatin Kallm të Vogël mësohet në një dyqan ku shitet dhe pihet raki?”,-thotë Urania, një nënë e re. Me shqetësimin e këtyre prinderve solidarizohen edhe prindërtë tjerë, për të cilët gjendja e krijuar është skandaloze.
Prindërit ankohen për kushtet ku janë detyruar të mësojnë fëmijët e tyre, ndërsa mësuesit Hamza Gremi dhe R.Kamberaj shtojnë: sado ne përpiqemi të shpjegojmë mësimin, kjo nuk realizohet për vetë kushtet që ju i shikoni vetë. Mësohet me libra në dysheme, ku në një karrige ulen trefëmijë”.Jo shumë larg kësaj shkolle-kafene ndodhet shkolla ekzistuese e këtij fshati, ku mësojnë në tre klasa100 nxënës të tjerë. Edhe atje ambientet ku zhvillojnë mësimin nxënësit e ciklit të ulët të këtij fshati janë në kushte tepër skandaloze, ndërsa për fëmijërt e arsimit parashkollor sapo ka përfunduar ndërtimi i një godine me të ardhurat e komunës. Ndërsa ajo që pretendohet të jetë shkollë ku zhvillojnë mësimin 100 nxënës të fillores, të ndarë në tre klasa me përmasa të vogla gjendet në kushte të mjerueshme. Lagështira në mure, tavani që pikon, banga të vjetëruara, mungesa e një tualetie të tjera probleme si këto e bëjnë ngrehinën jashtë të gjitha kushteve për t’u quajtur shkollë.
INVESTIMET
Komuna Mbrostar me të ardhurat e saj ka kryer disa investime për këtë vit të ri shkollor, duke u siguruar të paktën dyer e dritare disa shkollave, ndërsa ka dërguar një projekt në ministrinë e Arsimit për ndërtimin e një shkolle me një vlere sipas projektit 260 milion lekë të vjetra për fshatin Kallm i Vogël. Por deri tani, askush nuk po kujtohet për fëmijët e këtij fshati që mësojnë mes duhmave të duhanit dhe alkoolit.