E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mposhtësh gravitetin në Murin e Vdekjes (FOTO)

Ky quhet Muri i Vdekjes në Indi dhe vetëm ata që kanë një guxim të çmendur e bëjnë një gjë të tillë. Ai është i lartë rreth dhjetë metër dhe qindra njerëz mblidhen për të parë spektaklin ku sfidohet graviteti. Makinat dhe motoçikletat, pasi marrin shpejtësi, rrotullohen në Murin e Vdekjes. Për më tepër, pilotët zgjedhin të mos mbajnë as duart në timon. Muri është prej druri, për ta riparuar më kollaj, ama një gjë e tillë shton shumë më tepër rrezikun për këta pilotë të vdekjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›