Më në fund Malta legalizon divorcin
Anëtarët e parlamentit maltez kanë miratuar një ligj historik, që legalizon divorcin.
Ligji pritet të hyjë në fuqi në tetor. Kryeministri votoi kundër. Megjithatë ligji mori 52 vota pro e 11 kundër.
Aktualisht maltezët duhet të udhëtojnë jashtë vendit për tu divorcuar.
Vendi me 410 mijë banorë mendohet se është 95 përqind katolik.