E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te ndergjegjesohemi per autizmin

Autizmi është ç’rregullimi fizik i trurit, i cili bëhet shkak për një aftësi të përhershme të kufizuar të zhvillimit, e cila shfaqet me ç’rregullime te te folurit, krijimin e marrëdhënieve anormale me sendet dhe ngjarjet apo pamundësisë për t’u shoqëruar. Ky është një fenomen i lindur, por prindërit e mësojnë atë vetëm gjatë 36 muajve të parë të jetës së fëmijës së tyre e ndonjëherë edhe pas disa vitesh, gjë ndikon në të ardhmen e të voglit, pasi sipas specialistëve diagnostikimi në fazë të hershme mund të sjellë zhvillime të rëndësishme për këta fëmijë. Pikërisht këtu e ka vënë theksin edhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, në një takim me specialistë të shëndetit publik për ndërgjegjësimin për autizimin.

Pikërisht për këtë çështje që katër vite më parë informacioni ishte pothuajse inekzistent, aktualisht Qendra Rajonale për Autizmin në Tiranë është kthyer në infrastrukurën bazë, jo vetëm për trajtimin e fëmijëve autikë, por edhe për publikimet për prindërit e mjekët me qëllimin që siç tha Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” Liri Berisha për të ndihmuar çdo familje.
Këto mesazhe vijnë në prag të 2 prillit ditës botërore të autizmit dhe porosisë së kryeministrit Berisha, që institucionet pediatrike të funksionojnë edhe si qendra rajonale për diagnostikim të hershëm të autizmit, pasi edhe në vend 300 raste të reja çdo vit kërkojnë ndihmë të specializuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›