Teuta pushton Korçën, futet në valle për titull
Supersfida e mbrëmjes në kategorinë shqiptare ka përfunduar me fitoren e durrsakëve. Djemtë e detit morën tre pikë të rëndësishme kundër Skënderbeut në Korçë.
Pjesa e parë përfundon e barabartë 0-0 dhe e dyta nis më mirë për korçarët. Atëherë kur pritej goli nga Ujqërit e Dëborës ishte Mirel Çota në minutën e 75 ai që gjunjëzoi skuadrën korçare dhe tifozërinë e saj.
Minutat e mbetura Teuta u mbrojt mirë dhe nuk i la asnjë hapësirë sulmuesve të Skënderbeut të gjenin golin.
Pas kësaj ndeshjeje Skënderbeu udhëheq kampionatin me 41 pikë dhe pas tij renditet Tirana dhe Teuta me nga 40 pikë, por kryeqytetasit do të luajnë nesër kundër Bylisit.
Gentjan Alinani/IDEA
No related posts.