E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar anëtar të këshillit kombëtar të rrugëve! Të nderuar miq e të ftuar, donatore e sipermarres! E thirra këtë mbledhje të parë të këtij këshilli, në respektim të ligjit,

Të nderuar anëtar të këshillit kombëtar të rrugëve!

Të nderuar miq e të ftuar, donatore e sipermarres!

E thirra këtë mbledhje të parë të këtij këshilli, në respektim të ligjit, si dhe për të filluar ndërtimin e një politike efektive për menaxhimin sa më të mirë të investimeve 2003 më tej në infrastrukturën rrugore. Keshilli Kombetar i Rrugeve duhet te funksionoje, ndryshe nga deri më sot, si nje qender kombetare e hartimit dhe koordinimit te politikave te infrastruktures rrugore dhe t'i paraqiten sistematikisht per shqyrtim dhe miratim konkluzionet e studimeve dhe projekteve te rendesishme.

Detyra e cdo strukture qeverisëse është të prodhojë vepra konkrete në dobi të publikut dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Unë besoj se ndaj me ju të njëjtin mendim se investimet në infrastrukturën rrugore duhen trajtuar me prioritet sepse ato krijojnë mundësi për zhvillim të shpejtë e të gjithanshëm dhe kështu përshpejtojnë, pra jo vetëm fizikisht, integrimin tonë rajonal, europian dhe global.

Rrjeti rrugor është një pasuri kombëtare e krijuar në vite me punën dhe kontributin e disa brezave të shqiptarëve. Detyra jonë prioritare është mirëmbajtja, zgjerimi i mëtejshëm dhe kualitativ, tashmë i standarteve europiane, si dhe bërja gjithnjë e më efikas i këtij rrjeti. Kjo është kërkesë për zhvillim të gjithanshëm ekonomik dhe social.

Të nderuar anëtarë të këshillit të kombëtar të rrugëve dhe te ftuar,

Në këtë vit buxhetor që sapo kemi filluar qeveria ka alokuar një fond prej 3.8 miliard lekë për ndërtim, rikonstruksion dhe mirëmbajtje të sistemit rrugor. Gjithashtu në dispozicion të rrjetit rrugor janë edhe 4.6 miliard lekë fonde të donatorëve të ndryshëm. Me këto para do të ndërtohen 150 KM rrugë të reja dhe do të rikonstruktohen 70 KM rrugë ekzistuese. Duke patur parasysh këtë fakt detyra e këtij Këshilli është që të përcaktojë qartësisht, larg spontanitetit dhe konform projektit tonë të zhvillimit përdorimin e këtyre parave me sa më shumë efikasitet.

Më lejoni që në këtë kuadër të shtroj para këtij Këshilli disa ide reformuese e cila duhet të shërbejë si bazë për menaxhimin me efikasitet të rrjetit rrugor, jo vetëm për punën periodike të këtij këshilli por edhe në veprimtarinë e përditshme menaxheriale të Ministrisë së Transporteve. Ky Këshill ka detyrë ligjore, por edhe atdhetare, të përcaktojë politika zhvillimi të infrastrukurës rrugore në shërbim të zhvillim te vendit dhe të realizimit te interesave të shtetasve të cilat duhet të rrisin aksesin ndaj sherbimeve dhe tregjeve. Vendimet e këtij Këshilli duhet të qëndrojnë të themel të cdo vendimmarrjeje në qeveri dhe në zbatim të projekteve prioritare që ka vendi. Cështja e parë që dua të ngre ka të bëjë me:

Përmirësimin e skemës së menaxhimit të fondeve buxhetore për rrjetet rrugore.

Ushtrimi buxhetor që po zbatojmë në këtë vit bazohet në një standart europian të financimit të investimeve mbi bazë të projekteve konkrete që do të thotë se nuk do të ketë më alokime fondesh pa pasur më parë projektin përkatës. Kjo praktikë e re që po prezantojmë dhe zbatojmë në radhë të parë synon të rrisë efikasitetin në menaxhim të fondeve buxhetore në dipozicion të rrjetit rrugor. Ky proces ekzekutiv synon gjithashtu rritjen e kapaciteteve thithëse edhe për fondet e donatorëve që na asistojnë. Kjo do të thotë që duhet të kuptoni se nuk mund të zvarriten projektet e financuara nga buxheti dhe donatorët për arësye absurde të procedurave të shpronësimit, psh, apo ca më pak të vonesave burokratike në miratimin dhe zbatimin e tyre.

Sfida jonë programuese dhe zbatuese është që të përgatisim më shumë projekte dhe studime fizibiliteti. Kjo është e vetmja mënyrë për të rritur transparencën para taksapaguesve shqiptarë por dhe për të tërhequr donatorët për t'i financuar ato.

Si rezultat i investimeve te konsiderueshme te realizuara gjate kesaj dekade, rrjeti rrugor kombetar mund te konsiderohet se ka kapercyer fazen e emergjences. Kjo na bën të vlerësojmë se pikërisht për ketë arsye programimi i investimeve buxhetore ne kete sektor duhet te behet bazuar ne nje skeme me te mire te menaxhimit te fondeve per ndërtimin e rrugëve dhe do të bëjë që projektet të programohen tashmë afatgjatë, pra përtej kufirit të vitit financiar. Ne kete menyre do te rritet efikasiteti i investimeve si ne drejtim te përdorimit me te mire te fondeve, permiresimit te cilesise se punimeve, shkurtimit te afateve te ndertimit, fuqizmit të sipërmarrjes private, etj.

Ju ftoj të vlerësoni me prioritet se detyra jonë është që të krijojmë më shumë hapësira për adoptim të procedurave standarte në projektim dhe zbatim projektesh, duke krijuar realisht një treg kompetitiv dhe funksional për projektimin dhe zbatimin në infrastrukturë. Në mënyrë të vecantë nuk mund të vazhdojmë të nëvleftësojmë kontributin intelektual vendas, i cili shpesh herë ofron studime dhe projekte më kompetitive se ato të huaja.
Një cështjë tjetër që dua ta trajtojmë së bashku është :
Nevoja e nxitjse së formave të reja të bashkëpunimit me sipërmarrjen.

Krijimi i hapësirave ligjore për një bashkëpunim më efektiv me sipërmarrjen vendase dhe të huaj është një prioritet i qeverisë që unë drejtoj. Ky nuk është një slogan, por është një detyrim real i strukturave ekzekutive për bashkërendim të kontributeve të secilit në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë, ku konkurenca nxit rritjen e cilësisë, standarteve dhe efikasitetit të fondeve që përdorim.

Në këtë funksion ne do të krijojmë më shumë hapësira programuese për investime afatgjata duke liberalizuar kushtet ligjore të prokurimit publik. Ne nuk mund të vazhdojmë të investojmë në mënyrë të pjesshme vetëm sepse ligji i prokurimeve nuk e lejon një gjë të tillë. Kjo është një detyrë e qeverisë që të krijojmë gjithë hapësirën e duhur që projekte me rëndësi stradegjike për zhvillimin kombëtar të realizohet sa më shpejt.

Për herë të parë këtë vit do të aplikohet një skemë e re e përfshirjes së drejtpërdrejtë të sipërmarrjes private edhe në mirëmbajtjen e sistemit rrugor, duke i vënë asaj në dispozicion buxhetet përkatëse të mirëmbajtjes në të gjithë territorin e vendit. Kjo, përveç se do të lehtësojë shtetin nga strukturat e rënduara burokratike, do të rrise efektivitetin e përdorimit të fondeve publike si dhe shkallën e pjesëmarrjen së biznesit privat në këtë sektor të rëndësishëm.

Një formë tjetër që do te stimuloje bashkëpunim me komunitetin sipërmarrës, është edhe nxitja e përdorimit të formave koncensionare për ndërtimin e rrugëve. Vlerat monetare dhe kapacitetet projektuese dhe ndërtuese që ka sot sipermarrja private janë një garanci reale për përshpejtimin e ritmeve të ndërtimit. Në këtë situata të re të ktijuar si pasojë e zhvillimit të këtij sektori ne duhet ta konsiderojmë atë me seriozitet partneritetin me sipërmarrjen dhe të heqim dorë nga praktika etatiste mbi pronësinë dhe projektet publike.

Qeveria ka programuar tashmë operacione te rëndësishme që janë ne proces per sistemin e mirembajtjes se rrugëve, i cili do te pesoje nje transformim rrënjësor, fillimisht me zbatimin brenda ketij viti te projektit te financuar nga Banka Boterore, e me pas me vazhdimin e tij deri ne kalimin gradual te ketij procesi, nga nje aktivitet tëresisht buxhetor, në nje aktivitet me sipermarrje (kontrata) nga vetë subjektet private.

Prioritetet.

Tashme, si pasojë e zhvillimeve integruese rajonale eshte kristalizuar edhe strategjia e nje zhvillimi prioritar afat-mesem te rrjetit rrugor kombetar, e cila shkurtimisht mund te permblidhet ne keto projekte aksesh kryesore:

• Ndertimi i dy korridoreve kombetare Veri – Jug dhe Lindje – Perendim;
• Ndertimi i korridorit rrugor Durres-Kukes-Morine;
• Ndertimi i rrugeve turistike;
• Ndertimi i rrugeve nderkufitare
• Ristruktrurimi rrenjesor i sistemit te mirembajtjes dhe sigurise rrugore.

Keshtu ne Aksin Lindje-Perendim perfundojne brenda vitit 2003 segmentet rrugore Rrogozhine-Elbasan dhe Qukes-QafeThane. Brenda muajit mars te ketij viti do te fillojne punimet ne segmentin Elbasan-Librazhd, me vlere te plote te punimeve rreth 18 milion Euro, i cili eshte segmenti i fundit qe kompleton Korridorin kombetar Lindje-Perendim, si dhe aksin kryesor te Korridorit te Tete ne territorin shqiptar.

Ne aksin Veri-Jug kane perfunduar punimet ne segmentin rrugor Milot-Lezhe dhe jane ne vazhdim punimet ne segmentin rrugor Lezhe-Shkoder, te cilat jane planifikuar te perfundojne ne vitin 2004. Ne pjesen jugore te ketij korridori brenda vitit 2003 do te perfundoje rishikimi i projektit te zbatimit per segmentet Lushnje-Fier dhe Fier-Vlore si dhe do te fillojne punimet e ndertimit.

Do te vazhdojne investimet me fondet e buxhetit te shtetit ne rruget turistike, sic jane Orikum-Dhërmi, Rruga e Divjakes, Rruga e Semanit, si dhe do te perfundojne punimet ne rruget nderkufitare sic eshte rruga Shkoder-Murriqan, Tropoje-Qafe Morine.

Brenda muajit qershor te ketij viti do te perfundoje studimi i fizibilitetit te rruges Durres-Kukes-Morine, per te kaluar me pas ne projektet e zbatimit dhe ne fazen e ndertimit te ketij arteri prioritar.

Projektet qe ne sot do te diskutojme dhe miratojme, Qafe Thane-Pogradec, Fier-Tepelene dhe Konispol-Sarande-Jergucat jane pjese shume te rendesishme te dy koridoreve kombetare, atij Lindje-Perendim dhe Veri-Jug.

Ndertimi dhe kompletimi i prioriteteve te lartpermendura, do te krijoje per Shqiperine nje infrastrukture atraktive dhe moderne qe do te ndikoje drejtpersedrejti ne zhvillimin e infrastrukturave te tjera te turizmit si dhe do te nxise zhvillimet ekonomike ne pjesen me te madhe te territorit te vendit. Kjo do te sjelle ndryshimin e hartes se rrjetit rrugor te Europes apo Ballkanit, per pjesen qe i takon territorit tone, i cili nga nje njolle e bardhe, pa infrastrukture rrugore, te panjohur per turizmin dhe transportet tranzite, do të shndërrohet ne nje rajon te integruar teresisht ne rrjetin e infratstruktures rrugore europiane sipas të gjitha standarteve dhe normativave të BE. Kjo të nderuar kolegë është pjesë e rëndësishme e politikës sonë integruese.

Faleminderit për vemendjen!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›