"Eshte ne interes te proceseve integruese te popujve tane e te rajonit ne teresi, qe Tirana dhe Beogradi te shnderrohen ne dy qendra te rendesishme, qe prodhojne stabilitet ne rajonin tone. Parakush
"Eshte ne interes te proceseve integruese te popujve tane e te rajonit ne teresi, qe Tirana dhe Beogradi te shnderrohen ne dy qendra te rendesishme, qe prodhojne stabilitet ne rajonin tone. Parakushti i integrimit europian eshte integrimi rajonal"- tha kryeministri.
Kryeministri theksoi se progresi ne marredheniet midis Tiranes dhe Beogradit duhet t'i sherbeje drejtpersedrejti permiresimit te klimes ne rajon, stimulimit te iniciativave shumeplaneshe. "Keto iniciativa na afrojne, gjenerojne fqinjesi te mire, bashkepunim dhe partneritet per realizimin e axhendave te ngjashme integruese euroatlantike".
Qeveria shqiptare -theksoi zoti Nano- mbeshtetet mbi konceptet moderne te raporteve nderkombetare, te cilet perfshijne vizione bashkekohore integruese, europiane dhe globale. "Baza themelore e platformes se saj politike ne kete fushe ka ne themel veshtrimin drejt te ardhmes, dialogun bashkepunimin rajonal dhe bilateral ne te gjitha drejtimet, pa paragjykime dhe pa komplekse".
"Ne duhet te punojme se bashku per te ruajtur ritmet e dialogut politik nepermjet institucionalizimit te takimeve te niveleve te larta" vazhdoi Kryeministri.
Duke u ndalur konkretisht ne fushat e bashkepunimit te ndersjellte Kryeministri nenvizoi ndermarrjen e projekteve bilaterale e rajonale ne fusha me interes te ndersjellte, si ne fushat e energjise, turizmit, bujqesise, transportit etj. "Ne jemi te gatshem te ofrojme lehtesite e mundshme per nje kontribut te perbashket ne ndertimin e korridoreve rrugore, ku do te nxisnim gjithashtu ndertimin e autostrades Durres-Prishtine–Nish, si nje arterie e fuqishme qe do ti jepte frymemarrje zgjerimit te shkembimeve dhe bashkepunimit rajonal".
"Per nxitjen e shkembimeve ekonomiko-tregtare mund te japin kontribute pozitive Dhomat e Tregtise dhe permiresimi dhe lehtesimi i regjimit te qarkullimit te shtetasve mes vendeve tona", tha zoti Nano.
Ne vazhdim Kryeministri u shpreh se ne perpjekjet tona per arritjen e standarteve europerendimore duhet te perfshihen te gjithe vendet e Ballkanit Perendimor, perfshire edhe Kosoven, ne permbushje te parametrave te nje jete demokratike multikulturore.
Ministri i Jashtem Svilanovic u shpreh per vazhdimin e perpjekjeve ne thellimin me tej te bashkepunimit bilateral dhe rajonal per krijimin e nje fqinjesie te mire dhe per perafrim te perbashket drejt strukturave euroatlantike."Vleresojme mbeshtetjen e Shqiperise dhe e konsiderojme ate shume te rendesishme, ashtu si dhe mbeshtetjen e vendeve fqinje, gje qe do te na siguroje hapjen e dyerve drejt strukturave eruoatlantike".
Svilanovic me tej ka njohur Kryeministrin me zhvillimet me te fundit politike te situates ne Serbi dhe Mal te zi dhe vendimin e fundit te Parlamentit per krijimin e nje shteti te ri. "Ne kete kuader kemi nisur nje tur takimesh, te cilat do te vijojne ne te gjitha vendet e Ballkanit per te diskutuar dhe per te shkembyer mendime mbi iniciativat e reja qe shteti i ri i Serbise dhe Malit te Zi do te ndermarre".