E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te nderuar anetare te Komisionit Nderpalamentar per Integrimin Euroatlantik dhe Paktit te Stabilitetit, erdha sot jo vetem per shkak te detyres, por me shume deshire ne kete hiring, shpresoj po aq po

Te nderuar anetare te Komisionit Nderpalamentar per Integrimin Euroatlantik dhe Paktit te Stabilitetit, erdha sot jo vetem per shkak te detyres, por me shume deshire ne kete hiring, shpresoj po aq pozitiv sa edhe ju ne kete detyre. Duke falenderuar edhe komisionin e meparshem ne sale, dhe per shkak te nostalgjise qe kam per Komisione te tilla ne te cilat bejne shume edhe nga koleget e mi te maxhorances dhe te opozites me prejardhje jo thjesht nga ekspertiza e perfaqsimit ne marredheniet nderkombetare, apo nga Komisioni i Jashtem, por edhe nga ekzekutivi ne kohe te ndryshme, per kontribute ne procesin e peraferimit te Shqiperise me BE dhe dua ne kete rast te theksoj qe eshte nje proces kombetar me kontribute te te gjitheve dhe t'ju propozoj ne menyre te vecante per rolin qe keni luajtur edhe ju si komision dhe si perfaqsues te shquar te spektrit politik parlamentar shqiptar ne strukturimin e ngjarjes se rendesishme historike qe 15 vendet anetare te BE dhane me konsesus mandatin per celjen e negociatave per te nenshkruar, pas nje kohe te pershtatshme, nje marreveshje me te larte, me me permbajtje dhe me te avancuar kontraktore midis Shqiperi dhe BE siç eshte Marreveshja e Stabilizim Asocimit.

Une vij ketu me detyren e Kryeministrit per te konsoliduar me tej bashkepunimin e Qeverise me Kuvendin e Shqiperise, i cili nuk mund te mos zhvillohet ne nivelet e kontakteve te punes e shkembimit te informacionit dhe te strukturimit te inisiativave prioritare te vendit, me komisione te specializura sic jeni ju, me komisione bipartisane sic jeni ju. Shpresoj qe, per nje kohe te gjate, ky te mbetet komisioni me i rendesishem bipartisan i Kuvendit te Shqiperise, sepse edhe iniciativa e rendesishme e perafrimit dhe integrimit te Shqiperise ne BE, nuk mund te ece perpara pa nje vleresim dhe kontribut jopartisan, pra, partisan te perparimit te Shqiperise dhe te integrimit te saj ne Europe dhe jo te interesave te pjeseshme brenda vendit, te cilat jane gjithashtu po aq demokratike dhe, mbi kete baze nga legjistratura ne legjistrature madje, pavaresisht se mund te nderohen raportet apo anetaret e komisioneve te tilla te rendesishme, vete institucioni i legjislativit ne mbeshtetjen, ne mbikqyrjen dhe ne projektim te iniciativave qe perafrojne legjislacionin, gjithashtu, ne keto ceshtje ne procesin e integrimit, do vazhdoje te konsolidohet dhe te funsionoje me rezultate ne dobi te procesit. Kjo eshte nje shprehje e qarte e orientimit dhe vullnetit, jo vetem te klases politike shqiptare ne teresi, por dhe te shtetit te ri demokratik, qe te perballohen sfidat e perafrimit dhe te integrimit me boten modene me te gjitha kontributet e vlefshme te perfaqesuesve dhe te qytetareve.

Natyrshem hapja e negociatave me BE, ne prag te se ciles jemi tashme, jane te qarta te gjitha informacionet se kjo do te ndodhe brenda vitit, brenda presidences daneze te KE. Do te na ndihmoje te njohim me mire jo vetem njeri-tjetrin, jo vetem nivelin e shtrirjes dhe te kthimit ne menyre institucionale sjelljeje te normatives europiane ne fusha te ndryshme te funksionimit te shtetit te administrates, te ekonomise, shoqerise civile ne Shqiperi, por dhe qe se bashku te magjinalizojme perfundimisht ideologjite tradicionale politiko-qeverisese, pra te maxhorances apo te opozites duke zhvendosur vemendjen nga nevoja e forcimit te kapacitetit te institucioneve dhe te administrates publike, te politikes perfaqsuese nga prioritetet globale te zhvillimit te vendit ne rajonin ku jetojme, sjellim dhe harxhim energjish kohe ngadalesim, ritmesh dhe mungese konvergjence midis kontributesh komplementare te profesionisteve qe vijne nga i gjithe spekri i politikes, i shoqerise civile dhe i aktoreve Qeverises ose joqeveritare, sepse vete procesi i perafrimit dhe integrimit ne Europe i kerkon te gjitha kontributet. Nuk mund te arrihet Marreveshja per Stabilizim-Asociim apo stade te tjera deri ne anetaresimin e plote pa arritur normativa europiane dhe pa u arritur standatet e BE edhe ne veprimet e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme edhe verpimtarine e OJQ-ve, veprimtarine e shtypit, krahas gjyqesorit dhe institucioneve te shtetit ligjor qe po konsolidohet cdo dite e me mire ne Shqiperi.

Une besoj se tashme ka ardhur koha qe debati politik dhe parlamentar midis perfaqsuesve te grupeve te ndryshme do te zhvishet nga interesat e pjesshme apo te stisura, nga konfliktet e dites apo nga mposhtja e kundershtarit te dites, sepse kerkohen vertet qe kontributet e shquara profesionale qe ekzistojne ne parti te ndryshme politike parlamantare, ne komisione te ndryshme te Kuvendit, ne sektore te ndryshem te administrates apo te sipemarrjes, ne Qeveri dhe ne institucione qe mbikqyrin qeverisjen, te koordinohen dhe te jene pjese e nje programi te perbashket veprimesh qe siguron ritem dhe rezultat ne kohen e programuar ne axhendat e negociatave dhe te integrimit ne BE. Nuk besoj se mund te perkthehen me mire ne shqip frymen e aqui cominioter, ose frymen e arritjeve te komunitetit tone qe ka, jo vetem aspirata, por dhe nje themel te shendoshe afiniteti me qyteterimin europian per te ndertuar institucione realite te tregut dhe sjellje konkreciale te organizatave te ndryshme qe perfaqsojne sipermarrjen dhe zhvillimin apo qeverisjen si dhe politiken shqiptare me standartet e vendeve te bashkuara ne Europen komunitare.
Une jam ketu dhe per ta votuar ne emer te Qeverise, per masat e marra ne kohe te cilat synojne ne menyre te vecante rritjen dhe konsolidimin e kapaciteteve negociuese me BE dhe institucionet e specializuara qe do te cojne perpara procesin e monitorimit dhe te pergatitjes se marreveshjes e te zbatimit te saj ne rrugen e asociimit dhe te integrimit te Shqiperise ne BE.
Pra, jam ketu per te kuptuar me mire se bashku dhe nevojen, dhe mundesite e zgjerimit te ketyre aftesive, sepse kjo nuk eshte nje sfide dhe as nje merite ekskluzive vetem e Qeverise. Natyrshem pra, une konkludoj nepermjet jush, duke risjelle ne vemendjen e te gjitheve, funksionalitetin e kesaj iniciative per ndertimin e nje komisoni te posacem parlamentar ne kete proces githeperfshires te zhvillimit kombetar drejt Europes. Ne kete komision nderkomisionar, nderfushor, ne te cilin mund te lindin natyrshem per hiringe dhe per shkembim kontributesh ne dobi te iniciativave integruese, jo vetem perfaqesuesit e ekzekutivit, une kam ardhur ketu per te marre persiper angazhime qe bashkepunimi me ekzekutivin te normohet dhe te displinohet periodikisht, por dhe perfaqsues te komisioneve te tjera te rendesishme te Kuvendit, nga i jashtem deri tek ai i ligjeve dhe i ekonomise apo ne fusha te tjera te veprimtarise shoqerore qe jane dhe pjese prioritare te njerit prej programeve paralele me te rendesishme qe implementohet ne Shqiperi, sic eshte ai per luftimin e varferise dhe per nje rritje ekonomike te qendrueshme, sepse ky komision i ka hapesirat dhe besoj dhe Kuvendi nuk e ka kontenstuar autoritetin e tij te nevojshem per ndertimin e iniciativave te tilla gjithperfshirese, por institucionale jo vetem per te gjithe spektrin politik, parlamentar por dhe per te konsoliduar sipas normatives europiane bashkepunimin e aktoreve te ndryshem qe do ta cojne se bashku duke bere secili detyrat e veta me pergjegjesi reciproke, Shqiperine ne standaretet e BE-se.

Pra, per ta mbyllur kete hyrje, me lejoni te ritheksoj se Qeveria nuk eshte, nuk ndihet dhe nuk do te vazhdoje te punoje asnjehere si pronare e procesit te integrimit europian, por ne jemi ketu per te hapur dhe per te programuar me mire procesin e bashkepunimit, jo vetem me ju por, me te gjithe faktoret dhe aktoret e politikes, te sipermarrjes se shoqerise civile, te qarqeve akademike, kerkimore, shkencore dhe me gjere se kaq. Per te hyre me ne teme ne po pergatitemi me shume angazhim qe hapja e negociatave te shoqerohet me ritmin dhe rezultatin e duhur ne nje proces te programuar ne kohe i cili do te reflektoje te gjitha pergjegjesite dhe kontributet, qe jemi te bindur, se ekzistojne jo vetem ne administraten publike, por dhe ne gjithe shoqerine shqiptare. Me kete dua te them se duhet te kutojme qe ne fillim se procesi i negociatave te grupit te negociatoreve te shtetit shqiptar me task forcat e specializuara te BE, tre apo kater raundet qe do te perfshije negocimi i marreveshjes, sipas kapitujve te vecante te saj, nuk eshte i vetmi, sepse paralel me te Qeveria, ju si komision i specializuar nderfushor i Kuvendit te Shqiperise dhe grupi i negociatoreve do inicioje, do te nxise, do te monitoroje dhe do te kerkoje funksionimin e dialogut paralel me faktoret e tjere sipermarres te shoqerise civile dhe te institucioneve te nje Republike Parlamentare qe nga ato te dhenies se drejtesise deri tek ato te mbrojtes te se drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Nga kjo pikepamje ne takimet e deri me te fundit te Qeverise se Shqiperise, te Grupit te negociatoreve, me grupin konsultativ te BE ne funksion te pergatijes se hapjes se negociatave, rezulton se emergjente eshte kapercimi i vonesave ne disa angazhime prioritare qe nuk jam ketu per t'i shkarkuar ne dere te legjislativit, por qe nuk mund te realizohen pa i kaluar ne séanca plenare ne Kuvendin e Shqiperise. Pra, angazhimet per te cilat sovranitetin e vendimarrjes e ka legjislativi, mbeten prioritare ne axhenden e negociatave per Asociim Stabilizimin. Te tilla jane:

E para: plotesimi i detyrimeve kushtetuese dhe permbyshja e kuadrit ligjor per kthimin dhe kompensimin e pronave, jo vetem per ish-pronaret, por dhe per stabilitetin social dhe ekonomik qe lidhen me pronen private dhe me pronen publike ne Republiken e Shqiperise.

E dyta: pershpejtimi dhe konkludimi i punes se nisur per te percaktuar bazat e reformes se sisitemit zgjedhor dhe per te zgjidhur nepermjet amendimeve te nevojshme te kuadrit normativ, kontestet per zgjedhjen, nje here e mire, ne Republiken e Shqiperise, pra perfundimi i punes te funsksionit bi-partisan per implementimin e rekomandimeve te ODHIR-it, nepermjet paraqitjes se akteve per shqyrtim dhe miratim ne Kuvendin e Shqiperise.

E treta: Po flas per blloqe reformash legjislative per te cilet duhet te bashkepunojme. Eshte blloku i thellimit te administrates dhe te administrimit publik, qe ka te beje me disa ligje themelore te funksionimit organik te institucioneve qe nga ai i funksionimit organik te Keshillit te Ministrave deri te projektligjet per auditimin e brendshem, per prokurimin publik, per deklarimin dhe kontrollin e pasurive te te zgjdhurve dhe perfaqsuesve si, dhe po e perfshij ketu, per parandalimin e pastrimit te parave, qe pra, si pakete synon sjelljen e administrates publike dhe te administrimit publik nepermjet refromave ne parametrat e BE-se, duke bllokuar me instrumentat ligjore dhe institucionale, korrupsionin dhe kontaktet e administrimit publik me boten e krimit.

E katerta: eshte shqyrtimi dhe pergatitja bashkerisht, jemi ne prag per miratim nga Kuvendi i Shqiperise i buxhetit te shtetit te vitit 2003 dhe te paketes fiskale qe e shoqeror ate, pakete fiskale qe do te sjelle me komponentet e konsolidimit te te ardhurave dhe te administrimit te te ardhurave publike edhe insentiva qe, jo vetem do te strukturojne me mire marredheniet e shtetit me komunitetin sipemarres vendas dhe te huaj ne dobi te shtimit te investimeve direkte private, por dhe stimulimin e fushave te veprimatrise shoqerore, shendetsia, arsimi, kultura, arti, sporti etj., duke kerkuar dhe trajtimin me te mire te investimeve private ne to nepermjet iniciativave fiskale.

E pesta: reforma e decentralizimit te pushtetit ne teresi e kalimit, te autoritetit, jo thjeshte vendimarres, por edhe te administrimit te prones dhe te financave publike ne menyre me te strukturuar dhe me te pershpejtuar, sipas normatives europiane, drejt niveleve te qeverisjes vendore, rritja e kapaciteteve te njesive te qeverisjes vendore ne kete funksion per te absorbuar kompetenca, pa krijuar rrjedhje te te ardhurave fiskale apo te administrimit publik ne raport me nivelin te te cilin ndodhemi si dhe gjithe paketa e akteve ligjore qe shoqeron kete proces qe ka nisur te trokase dhe te kaloje jo vetem ne zyren e Kuvendit, por edhe ne seancen plenare. Realizimi i ketyre mbartjeve ose paketave te reformave legjislative eshte nje nga shtyllat kurrizore te procesit te negociatave per asociim-stabilizim midis Shqiperise dhe BE dhe natyrshem e leshoj ne kete komision dhe falenderoj mediat ne qofte se do ta rimerrte me te njejtin seriozitet kete ceshtje per te percjelle ne Kuvendin e Shqiperise vleresimin tim dhe te Qeverise dhe te maxhorances, se ky proces nuk mund te perballohet pa konsoliduar dhe bere me te frytshem procesin konsensual te kontributeve konvergjente per forcimin e instituciove dhe ritmeve te integrimit, per afrimin me Europen midis maxhorances dhe opozites. Pra jam ketu per te shprehur solemnisht dhe realisht, ne emer te Qeverise, vullnetin qe takimet tona, jo vetem politike por dhe institucionale me kete komison dhe me komisone te tjera dhe me Kuvendin e Republikes se Shqiperise ne teresi ne funksion te integrimit europian dhe te objektivave qe duhet te arrijme ne kete proces te programohet, te disiplinohet, te intesifikohen dhe periodicitetin e vete negociatave dhe raundeve do te fiksojne parametrat shqiptare te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Natyrshem nga ana juaj si komision, e komisioneve parlametare, e Kuvendit ne teresi, ne do te kerkonim nje ndjekje me nga afer te te gjitha angazhimeve qe kemi marre dhe ekzistojne ne kete proces, si dhe shkembimin intensiv te infromacionit per progres dhe problematike per t'u zgjidhur midis struktures se Ministrit te Shtetit prane meje, per integrimin euroatlantik me gjithe problematiken qe sjell dhe Kuvendi ne aktivizimin per monitorim, prefeksionim dhe vendimarrje legjislative. Ne kuadrin e ketij procesi te perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate komunitar ne do te kerkonim qe edhe per aktet ligjore qe nuk paraqiten per nje ose me shume arsye ndaj ekzekutivit, te ndiqet e njejta procedure teknike, pra do te kerkonim qe dhe Kuvendi te ndihmonte qe te hynte ne normativat europiane dhe ne procedure e pergatitjet dhe miratimit te legjislacionit te ri, pra e njejta procedure teknike e normatives europiane sic ne perpiqemi ta aktivizojme me akte qe propozohen nga Qeveria. Pra, te zbatohen qe ne inicimin e tyre, qe ne burim ne perputhje me standartet e legjislacionit te BE. Per kete qellim ne jemi te gatshem te afrojme te gjithe asistencen, kontributin dhe arkivat tona aktive. Gjithashtu e konsiderojme shume te rendesishme qe duke lexuar vendimin e fundit te Keshillit te Ministrave te BE per te hapur negociatat brenda vitit te shqyrtonim se bashku nje varg aktivitetesh qe do t'i sherbenin edukimit te publikut, jo thjesht te kalimtareve apo te qytetareve te nderuar ne teresi, por te opinonit dominant shoqeror sipermarres, qytetare, fermere, joqeveritare etj. i cili do te duhet te perfaqsoje mjediset ku do te thellohen trasformimet dhe reformat per te futur standartet europiane dhe qe per kete arsye do te duhet te kontribuoje jo vetem per te mbajtur kosto, por edhe per te nxjerre perfitimet e mjediseve perkatese ne kete proces, jo vetem negociatash, por dhe transformimesh, sepse perafrimi me BE-ne ne vleresimin tim te qete poltik dhe professional, eshte nje proces ballafaqimi konkurues aftesish dhe realitetesh. Po sjell vetem nje shembull per ta sintetizuar kete qe thashe. Ne kemi nisur ne proces dialogun dhe konsultimin me komunitete sipermarresish vendas dhe po perpiqemi qe, krahas entuziazmit qe ka perfshire te gjithe shoqerine shqiptare, krahas politikes, ti nxisim ata qe te kuptojne qe duhen te strukturojne mire organizimin dhe inciativat e tyre sipermarrese per te mbetur dhe per te shtuar aftesite e tyre konkuruese ne procesin e hapjes dhe te hyrjes me dy kahje, qe nuk eshte vetem ne perfitim te resurseve dhe te produkteve te markes shqiptare ne tregun rajonal, europian e me gjere. Pra e them kete sepse, ne njeten kohe me procesin e perafrimit te Shqiperise dhe te tregut shqipatr me BE po ndodh procesi i perafrimit, i hapjes, i zhdukejs se barrierave midis tregut shqiptar dhe tregut te vendeve te tjera te Ballkanit qe jane subjekt i njejta marreveshje apo procese perafrimi dhe kur tarifat doganore, bie fjala behen zero, aftesia sipermarrese, vetembrojtese e produkteve te markes shqiptare qofshin materiale, qofshin intelktuale, duhen strukturuar sipas normatives se konkurimit europian, pra normatives europiane te konkurences ne menyre qe te mos humbasim asnje gram vlere, por t'i shtojme vlere produkteve tona dhe iniciativave sipermarrese ne kuadrin e integrimit.

Une mund t'u lija dhe ndonje axhende me te detajuar te akteve qe kane mberritur per shqyrtim ne Kuvendin e Shqiperise dhe me tej qe po projekton Qeveria ne kete funksion, ku nje vend te rendesishem zene dhe aktet e regjistrit civil te populates, sepse ne duam qe ne procesin e perafrimit te legjislacionit dhe te administrimit publik te Republikes se Shqiperise me BE, te perfshihet dhe paketa e akteve Shengen, pra paketa e identifikimit, e pajisjes, e mbrojtjes legale te shtetasve shqiptare, me gjithe dokumentacionin e levizjes se lire Shengen me te cilin shtetasit e tjere te BE kontrollohen dhe pastaj gezojne lirite e standartit europian kudo qe levizin apo jetojne ne territoret e njohura Shengen, me te cilat ne po perafrohemi per me shume angazhime.

Ju falenderoj per vemendjen paraprakisht duke ju uruar pune te mbare dhe jemi ketu per t' iu pergjigjur interesave te procesit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›