E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, në mesditë, Kryeministri Fatos Nano mori pjesë ne dy aktivite: Në çeljen e punimeve te Asamblesë së VI të Përgjithshme të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe në hapjen e Ekspozitës Artizanal

Sot, në mesditë, Kryeministri Fatos Nano mori pjesë ne dy aktivite: Në çeljen e punimeve te Asamblesë së VI të Përgjithshme të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe në hapjen e Ekspozitës Artizanale të Grave Shqiptare.

Në Asamblenë e VI te Pergjithshme të Kryqit të Kuq Shqiptar, Kryeministri Fatos Nano mbajti një fjalë, të cilën e keni të plotë në vijim:

Te nderuar misionare te Kryqit te Kuq, jo vetem te qeverise, por te gjithe shqiptareve, miq te progresit dhe njerezve ne nevoje. Eshte nje kenaqesi e madhe per mua si Kryeminister qe te pershendes dhe t'i uroj Asamblese Tuaj te Pergjithshme pune te mbare ne te gjithe procesin e veprimeve tuaja te programuara ne misionet qe keni themeluar tashme qysh prej me shume se 80 vjetesh.

Ky institucion i rendesishem mbetet nje prej organizmave me te respektuara per shtetasit e Republikes se Shqiperise per shkak te veprimtarise se vete, ne sherbim te njerezve, vecanerisht ne nevoja apo ne rrezik. Me lejoni qe pra ne emer te qeverise te vleresoj angazhimin tuaj si per cdo here tjeter dhe ne rastin e fatkeqesise me te fundit natyrore qe u shkaktua nga permbytjet ne disa rrethe te vendit ku ju trajtuat rreth 4000 subjekte, qytetare dhe nxenes, duke u ardhur ne ndihme ne nevoje per strehe .

Eshte fakt tashme i njohur, i vleresuar edhe nga qeveria, qe si rralle ndonje organizate tjeter a institucion, Kryqi i Kuq i Shqiperise ka arritur te grumbulloje rreth vetes edhe qytetare te globit dhe vullnetare te humanizmit pa dallim kombesie, feje,rrace, seksi apo moshe.

Jam, pra, ketu me shume kenaqesi dhe me detyren e Kryeministrit per tu garantuar mbeshtetjen tone te plote edhe ne te ardhmen ne misionin tuaj fisnik, si dhe per te ndare me ju edhe kenaqesine time qe buron edhe nga miratimi i vetem pak dite me pare te nje projektligji, (si kryetar i maxhorances ju garantoj edhe kalimin e tij ne parlament), qe i krijon mundesi sipermarrjes vendase te ofroj kontribute reale edhe ne mbeshtetje te organizates suaj humanitare.

Besoj pra se ndajme se bashku bindjen se Shqiperia nuk ka nevoje vetem per te perballuar pasojat e fatkeqesive apo veshtiresive ekstreme, por veprimtaria juaj eshte nje prej shembujve te shquar te angazhimeve te perbashketa midis institucioneve shteterore dhe aktoreve prestigjioze te shoqerise civile, te organizatave joqeveritare dhe te komuniteteve te qytetareve, sepse Kryqi i Kuq eshte unikal ne marrjen e masave cilesore dhe ne parandalimin e emergjencave dhe fatkeqesive civile.

Dhe ne fund, jam ketu per t`u shprehur respektin dhe bashkepunimin per te ruajtur pavaresine, paanesine, neutralitetin, principet e vullnetarizmit dhe universalitetit te veprimtarine suaj. Prandaj, si Kryeminister, ju ftoj vecse te konsolidojme edhe me tej bashkepunimin, duke zbatuar edhe programe te perbashketa pune dhe aksionesh gjithnje edhe me dobiprurese ne sherbim te njerezve, jo vetem ne nevoje.

Me lejoni perfundimisht t'ju konfirmoj vullnetin tim se ndjehem, dhe prandaj do te vazhdoj te jem edhe nje percjelles aktiv i misionit dhe parimeve tuaja te larta ne politiken, ne vendimarrjen dhe ne shoqerine shqiptare dhe duke qene i bindur se cdo perfaqesues serioz ne politike duhet te plotesoje dhe kriteret tuaja per statusin e Kryqit te Kuq, ju lutem me regjistroni dhe mua ne procedurat e anetaresimit.

Ju uroj pune te mbare dhe bashkepunim te frytshem!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›