Në orën 18.00 të ditës së sotme, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan një numër vendime e projektligj
Në orën 18.00 të ditës së sotme, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u miratuan një numër vendime e projektligje të rëndësishme.
U miratua projektligji: "Për disa shtesa në ligjin nr. 7973, dt. 26.7.1995 "Për koncensionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë", me ndyshimet përkatëse.
Ky projektligj synon përfshirjen e ambjenteve sportive në fushën e zbatimit të ligjit të mësipërm. Realiteti i zhvillimit të sotëm po karakterizohet përherë e më tepër nga gërshetimi i ngushtë ndërmjet sportit dhe biznesit, gjë që po çon në zhvillimin intensiv të tij. Por që sporti të jetë interersant për biznesin, të konsiderohet si një fushë ku mund të investohet me përfitim të shumëanshëm, duhet që edhe sporti të jetë i gatshëm për këtë bashkëpunim, duhet pra, që të krijohen kushtet e domosdoshme organizative e ligjore.
Pikërisht ky projektligj krijon mundësi që ambjentet sportive si dhe objekte të fushave të tjera që përcaktohen në këtë ligj të jepen me koncesion. Kërkesa për të përfshirë edhe mjediset sportive, si një nga elementët që mund të jepen me koncesion, buron nga nevoja për t'i dhënë më shumë siguri dhe mbështetje biznesit, si një burim i rëndësishëm investimesh, krahas shtetit.
Ndërtimi dhe rikonstruksioni i mjediseve sportive me parametrat bashkëkohorë kërkon investimin e kapitaleve të mëdha dhe, nga ana tjetër, ritmi i shfrytëzimit të tyre me anë të një kontratë qiraje apo enfiteoze, nuk garanton rikthimin e kapitalit në një kohë të shkurtër. Pra projektligji i miratuar krijon mundësinë që edhe ambjentet sportive të hapura apo të mbyllura të përfshihen në listën e objekteve që do të jepen me koncesion sipas ligjit.
U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe te Qeverisë së Republikës së Greqisë për programin pesëvjeçar të zhvillimit , 2002-2006". Kjo marrëveshje parashikon një ndihmë financiare, e cila, plotësuar edhe nga organizatat ndërkombëtare, institucionet financiare e donatorët bilateralë, synon rindërtimin e vendeve të Ballkanit dhe orientimin e tyre drejt zhvillimit.
Marrëveshja parashikon ndërhyrje në fushat e: Modernizimin e infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe të transportit; Nxitjen e investimeve private; Modernizimin e administratës publike dhe vetëqeverisjes, Mbështetjen e institucioneve demokratike dhe bashkëpunimin e parlamenteve; Mbështetjen për rregulllimin ligjor dhe mbarëvajtjen e shtetit; Lehtësimin e pabarazisë ekonomike;Mbështetjen për edukimin dhe tajnimin profesional të administratës dhe të potencialit shkencor.
Ndihma e zhvillimit që Qeveria e Republikës Greke do t'ì japë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në kuadrin e kësaj marrëveshje, do të jetë një grant prej 49.89 milionë eurosh për pesë vjet dhe do të alokohet mbi baza vjetore.
Marrëveshja parashikon gjithashtu që 20% nga sasia totale, do të alokohet nga ana e Ministrisë së Ekonomisë së Greqisë për investime private prodhuese që do të paraqiten në përputhje me objektivat e kësaj marrëveshje. Aplikimet për projektet që do të paraqiten në Ministrisë e Ekonomisë dhe Financave të Greqisë nga ndërmarrjet private gjithashtu do të alokohen nga pala greke.
Marrëveshja parashikon edhe krijimin e një ``Joint Management Committee`` për menaxhimin dhe zbatimin e programit të ndihmës, si dhe parashikohet caktimi i një Kordinatori kombëtar, i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e këtij progra
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin: "Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë".
Hapësirat në rritje që krijon reformimi tërësor i shtetit dhe shoqërisë shqiptare, kërkojnë edhe rritjen e përvojës si dhe të shkallës së profesionalizmit e vetorganizimit të avokatisë shqiptare. Brenda kuadrit të reformimit të gjithanshëm dhe të vazhdueshëm të drejtësisë në Shqipëri, Qeveia Shqiptare, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare që asistojnë ecurinë e këtyre reformave, është në procesin e marrjes së masave të nevojëshme për zhvillimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të fushës së avokatisë. Edhe projekligji për Profesionin e Avokatisë në Republikën e Shqipërisë, i cili u miratua sot nga Qeveria, përbën një nga masat më të rëndësishme në kuadrin e reformimit të drejtësisë. Ky projekligj përmban një rishikim tërësor të dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë e avokatisë. Në projektligj gjithashtu janë mbajtur parasysh dhe janë reflektuar angazhimet përkatëse në kuadrin e Planit të veprimeve për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe ato të parashikuara në kadër të Planit të Përbashkët të Veprimeve për reformat në fushën e drejtësisë, ndërmjet Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian me Shqipërinë.
Ky projektligj është produkt i bashkëveprimit ndërmjet Dhomës Kombëtare të avokatisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe të grupit të ekspertëve të Këshillit Europian dhe organizmave homologe të avokatisë të disa shteteve më të zhvilluara të Europës.
Për shkak të vetë rëndësisë së posaçme që ka avokatia në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe për forcimin se shtetit ligjor, ushtrimi i profesionit të avokatisë e bën të domosdoshme rregullimin me ligj, sipas standarteve të njohura të këtij profesioni dhe mekanizmat e organizimit të kontrollit të avokatisë. Kështu kjo lloj veprimtarie e lirë dhe e pavarur, për vetë natyrën e saj nuk mund t'i nënshtrohet regjimit juridik të zakonshëm që zbatohet në pjesën më të madhe të profesioneve dhe veprimtarive private. Ky projektligj do të ndikojë dhe do të sjellë një impakt pozitiv në përmirësimin e punës së fushën e avokatisë, do të mundësojë përmirësimin e këtij profesioni dhe do të ndikojë në krijimin e premisave të mëtejshme për përmirësimin e nivelit të vetorganizimit dhe të vetkontrollit.
Ne kuader te reformave ne fushen e drejtesise u miratua gjithashtu, projektligji: "Për disa shtesa dhe ndyshime në Ligjin nr.7829, datë 1.6.1994, "Për noterinë".
Edhe miratimi i këtij projektligji, ka të bëjë me reformimin e gjithanshëm dhe të vazhdueshëm të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, një nga objektivat kryesore të Qeverisë Shqiptare dhe synon marrjen e masave të nevojëshme për zhvillimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të fushës së noterisë. Projektligji përmban amendamente të nevojëshme dhe dispozita ligjore që rregullojnë veprimtarinë noteriale. Edhe ne kete projektligj janë mbajtur parasysh dhe janë reflektuar angazhimet përkatëse në kuadrin e Planit të Veprimeve për Parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe rekomandimet e paraqitura nga strukturat e monitorimit antikorrupsion lidhur me problemet që kanë rezultuar nga studimi i mikrosistemit ne fushën e noterisë.
Ky projektligj synon,gjithashtu, jo vetem të realizojë një përmirësim të mëtejshëm të fushës së noterisë në Shqipëri, por edhe të ndikojë drejtpërdrejt në mirëfunksionimin e noterisë etj. Projektligji përcakton një rregullim të unifikuar rregullash e detyrimesh. Ai do të ndikojë ne përmirësimin dhe forcimin e profesionit të noterisë.
Po keshtu Keshilli i Ministrave miratoi edhe Vendimin "Për hapjen e shkollave pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik, Universitetit Bujqësor e Akademisë së Arteve dhe tarifat e shkollimit në këto shkolla pasuniversitare".
Hapja e SHPU-ve motivohet me nevojën për kualifikimin e stafit të ri akademik për mësimdhënie e kërkim shkencor, si dhe me kërkesat e kandidatëve të institucioneve të tjera kërkimore-shkencore për kualifikim shkencor pasuniversitar.
Hapja e SHPU-ve të reja ndihmon për konsolidimin e sistemit të kualifikimit shkencor pasuniversitar për kapërcimin e disa zbrazëtive të trashëguara në këtë fushë për aftësimin e stafit të ri akademik në dobi të rritjes së nivelit akademiko-shkencor të veprimtarisë mësimore dhe të efikasitetit të veprimtarisë kërkimore, për forcimin cilësor të fizionomisë së shkollave të larta. Shpenzimet e këtyre shkollave do të përballohen nga tarifat e shkollimit, që do të paguajnë personat që do të ndjekin këto shkolla, nga të ardhurat e tjera të krijuara mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore dhe nga ndihma e buxhetit të shtetit për arsimin e lartë.
Ne mbledhjen e tij Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per Shpallje pasuri kulturore, monument kulture me karakter kompleks dhe venie ne mbrojtje te shtetit, te zones arkeologjike te Finiqit".
Ky vendi ka per qellim te shpalle pasuri kulturore, te tipit Monument Kulture me karakter kompleks, zonen arkeologjike te Finiqit. Ky vendim ka ardhur si rrjedhoje e nje sere argumentesh qe tregon rendesine e kesaj zone arkeologjike.
Qeveria ne mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin
"Per zgjerimin Qendres Historike te Bashkise se Korçes". Qellimi i ketij vendimi konsiston ne zgjerimin e zones se mbrojtur me vlera historike ne qytetin e Korçes, pasi ky qytet ruan vlera te jashtezakonshme urbanistike, arkitektonike karakteristike per periudhen ndermjet mesit te shek.XIX dhe mesit te shek.XX, duke u cilesuar keshtu nje nga qytetet me tipike te kesaj arkitekture ne Gadishullin Ballkanik. Brenda kesaj Qendre ndodhen dhe nje numer i konsiderueshem banesash te shpallura Monument Kulture.
Po keshtu ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua vendimi "Per shpronesimin, per interes publik te pasurise se paluajtshme, qe preket nga ndertimi i superstrades Vore-Durres, seksioni i dyte Sukth-Durres (Kryqezimi i Ures se Dajlanit)
Qellimi i ketij vendimi konsiston ne vazhdimesine e detyrimeve te shtetit shqiptar qe rrjedhin nga projekti per ndertimin e kryqezimit te Ures se Dajlanit, pjese e rendesishme e superstrades Vore-Durre
Keshilli I Ministrave miratoi edhe Projektligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare "Për Matjen e Tonazhit të Anijeve, 1969". Miratimi i këtij projektligji nga ana e Këshillit të Ministrave bëhet i domosdoshëm për arsye se në kuadrin e përfaqësimit të vendit tonë në institucionet ndërkombëtare që nga viti 1993 jemi anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Detare, por pjesëmarraja në këtë organizatë kërkon dhe aderimin në një sërë konventash që kanë të bëjnë me veprimtaritë e ndryshme në fushën e detarisë. Konventa detare ``Për matjen e Tonazhit të Anijeve 1969`` përfshin rregulla të unifikuara për përcaktimin e tonazheve të anijeve në kryerjen e lundrimeve ndërkombëtre dhe marrëdhëniet me portet për pagesën e taksave dhe tarifave portuale. Konventa përcakton kushtet që duhet të plotësojnë anijet e regjistruara në njërin prej vendeve palë, për të cilat do të zbatohen dispozitat e saj, si dhe rastet e përjashtimeve nga efekti i Konventës. Me aderimin në këtë Konventë çdo anije që mban flamurin shqiptar do të pajiset me një Certifikatë Ndërkombëtare Tonazhi. Asnjë certifikatë nuk i lëshohet një anije e cila mban flamurin e një shteti që nuk është palë në këtë konventë. Aderimi në këtë Konventë është i domosdoshëm, sepse ka dhije me miratimin e dokumkentacionit për anijet që mbajnë flamurin shqiptar, si dhe për hedhjen e bazave të krijimit të Regjistrit të Anijeve Shqiptare;
Po keshtu u miratua edhe projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Budapestit "Për Njohjen Ndërkombëtare të Depozitimit të Mikroorganizamave për Qellime të Procedurës së Patentave".
Miratimi i këtij projektligji u bë i domosdoshën në kuadrin e aderimit të vendit tonë në një sërë organizmash ndërkombëtare euroatlantike, të cilat e detyrojnë vendin tonë të nënshkruajë disa marrëveshje e akte ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Traktati i Budapestit për Njohjen Ndërkomëtare të Depozitimit të Mikroorganiznmave për qellime të procedurës së patentimit, si një akt i Orgaizatës Nderkombëtare të Pronësisë Intelektuale, ka si qellim kryesor që vendi kontraktues mund të njohë për këto qellime depozitimin e tyre në secilin autoritet ndërkombëtar depozitues, pavarësisht nga fakti nëse ky autoritert ndodhet jasht vendit ku bëhet depozitimi. Anëtarësimi në këtë traktat krijon mundësi që jo vetëm institucionet shqiptare të kësaj fushe të kryejnë depozitime të tilla në vende të tjera, por edhe që në të ardhmen e afërt ato mund të njihen si autoritete ndërkombëtare për depozitimin e makroorganizmave të tilla.
U miratua projektligji "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen "Per thellimin e organizates boterore te pronesise intelektuale".
Anetaresimi i Shqiperise ne kete Organizate, sikurse eshte vertetuar deri me sot nga praktika e bashkepunimit me organet administrative te saj, luan nje rol shume te rendesishem ne permirsimin, modernizimin dhe unifikimin e sistemit te mbrojtjes se Pronesise Industriale, nepermjet projekteve te ndryshme, te asistences teknike, te krijimit te rrjeteve nderkombetare te informacionit, te trajnimeve te stafeve te Zyrave te Pronesise Intelektuale ne 186 shtete te botes, te ndergjegjesimit dhe promovimit te vlerave intelektuale, te organizimit te simpoziumeve, konferencave nderkombetare etj. Anetaresimi i Shqiperise ne kete Organizate, krijon mundesine e perfitimeve te medha ne nxitjen e fuqise intelektuale te vendit, berjen pjese te Shqiperise ne nje sisitem boteror te unifikuar te mbrojtjes te se drejtave intelektuale, si dhe perfitime financiare e teknike, nepermjet nje numri marreveshjes e konventash qe administrohen nga kjo Organizate dhe qe kane te bejne me sisteme te tilla regjistrimi te patentave dhe markave, ku shtetet anetare ne to kane pjesen e tyre te perfitimit financiar.
U miratua gjithashtu projektligji "Per aderimin e Shqiperise ne Konventen e Nices, per klasifikimin nderkombetar te mallrave dhe sherbimeve, per qellimet e regjistrimit te markave".
Kjo konvente ka si qellim qe, veprimet per regjistrimin e markave ne Republiken e Shqiperise te unifikohen me ato te vendeve te Komunitetit Europian dhe te vendeve te tjera te rajonit. Marreveshja krijon mundesine qe, ne fushen e Pronesise Industriale dhe vecanerisht te markave, shtetasit e Republikes se Shqiperise te perfitojne nga lehtesite proceduriale qe rrjedhin prej saj.
U miratua gjithashtu vendimi "Per miratimin, ne parim, te protokollit per privilegjet dhe imunitetet e Asamblese Parlamentare te bashkepunimit ekonomik te Detit te Zi".
Qellimi i kesaj organizate eshte nxitja e bashkepunimit te vendeve anetare ne fusha te tilla si: ekonomia, trasporti, telekomunikacioni, shkenca dhe teknologjia, bujqesia, turizmi, lehtesimi i regjimit te vizave etj, si dhe perfitimi dhe zbatimi i projekteve perkatese per keto fusha.
Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua vendimi "Per aderimin Republikes se Shqiperise ne konventen nderkombetare "Per vijat e ngarkeses",1966"
Qellimi i ketij vendimi konsiston ne vazhdimesine e perfaqesimit te vendit tone si anetar ne Organizaten Nderkombetare Detare (IMO), qe nga 1993, ku pjesemarrja ne kete Organizate kerkon edhe anetariesimin ne nje sere konventash qe kane te bejne me veprimtarite e ndryshme ne fushen e detarise. Ne keto kushte dhe duke marre ne konsiderate proçesin e intergrimit te legjislacionit shqiptar ne fushen e detarise me legjislacionin nderkombetar detar, kjo konvente ka permbajtje kryesisht teknike dhe parashikon rregullat teknike te percaktimit minimal te lira, qe duhet te zbatoje anija per te ruajtur lundrueshmerine, ne udhetime nderkombetare. Zbatimi i Konventes siguron anijet nga ngjarjet e jashtezakonshme ne lidhje me jeten e njerezve dhe pronen.
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua edhe projektligji "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne protokollin e marreveshjes se Madridit, per regjistrimin nderkombetar te markave".
Qellimi i ketij projektligji eshte ne vazhdimesine e procesit te intergrimit Euro-Atlantik dhe te angazhimeve perkatese te shtetit Shqiptar. Eshte e rendesishme qe Republika e Shqiperise, te behet pale ne disa Marreveshje e Akte Nderkombetare qe kane si synim mbrojtjen e te Drejtave te Pronesise Intelektuale. Si anetare e "Marreveshjes se Madridit per Regjistrimin Nderkombertar te Markave" verehet nje progres i madh qe nga tetori i vitit 1995, ne krijimin e kushteve dhe lehtesirave te shtetasve dhe investitoreve te vendeve anetare te Bashkimit per mbrojtjen ne Shqiperi te drejtave te tyre per pronesi industriale, ne veçanti te markave tregtare dhe te sherbimit, duke sjelle jo vetem rritjen e numrit te tyre, por edhe rritjen e te ardhurave financiare qe vijne nepermjet kesaj marreveshje, ne favor te Shtetit Shqiptar. Kjo marreveshje jep mundesine qe aplikante nga shtetet anetare te saj te aplikojne ne menyre te shpejte, te menjehershme ne nje grup shtetesh dhe me nje kosto relativisht me te lire, se sa nepermjet mbrojtjes se ketyre te drejtave ne rruge tradicionale.
U miratua gjithashtu edhe vendimi "Per shpronesimin, per interes publik, te pasurise se paluajtshme, qe preket nga ndertimi i superstrades Vore- Durres, seksioni i pare Vore- Sukth (Inter –Change Sukth).
Shpronesimi i kerkuar behet per te realizuar detyrimet e shtetit shqiptar qe rrjedhin nga projekti per ndertimin e superstrades Vore-Durres, seksioni i pare Vore-Sukth (inter-change Sukth). Ky segment eshte pjese e rendesishme e rrjetit rrugor kombetar.
u Miratua edhe vendimi "Për lejimin e Ministrisë së Mbrojtjes të përdorë procedurën "prokurim i drejtpërdrejtë" për blerjen e veshjeve për paradën ushtarake".
Mbi bazën e këtij vendimi të KM lejohet Ministria e Mbrojtes të përdorë këtë procedurë për të prodhuar në Ndërmarrjen e Veshjeve Ushtarake Tiranë për të prodhuar veshje për qellimin e paradave ushtarake. Kjo gjë bëhet për faktin se kjo ndërmarje është e vetmja e tillë e specializuar në vendin tonë që nga viti 1945 dhe që ka furnizuar të gjitha strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes e të forcave të tjera ushtarake më këto artikuj.
U miratua vendimi "Per lejimin e Ministrise se Mbrojtjes te perdore proceduren " Prokurim i drejteperdrejte", per oksidimin e armeve per paraden ushtarake"
Ne sistemin e nderrmarrjeve te Industrise Ushtarake Shoqeria Anonime "Riparim Artilerie" eshte e vetmja nderrmarrje me drejtim special dhe e destinuar, per plotesimin e nevojave te ushtrise per riparimin e armeve. Per kete qellim ne kete shoqeri, eshte instaluar nje teknologji e vecante, me linja te specializuara, per riparimin e te gjitha lllojeve te armatimit te lehte, me karta teknologjike, normative te percaktuara materiale dhe kohore, pajisje kontrolli. Per vete karakterin specifik ushtarak te ketyre linjave, eshte e pamundur, qe keto punime te realizohen nga nderrmarrje te tjera shteterore apo private ne vend.
Keshilli I Ministrave sot miratoi edhe vendimin "Për kalimin në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit të disa mallrave gjendje në strukturat e policisë së shtetit".
Vendimi i mësipërm është marrë duke patur parashysh situatën e krijuar pas përmbytjeve të fundit dhe ku rezultoi se në magazinat e policisë së shtetit janë shumë materiale të depozituiara nga riorganizimi i ish-reparteve të ndjekjes dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Meqënëse këto materiale nuk mund të përdoren në strukturat e polocisë së shtetit dhe në strukturat e tjera të ministrisë, për të lehtësuar sadopak gjendjen e krijuar dhe për t`i ardhur në ndihmë popullatës së zonave të përmbytura këto materiale kalojnë në Drejtorinë e Rezervave të Shtetit dhe më pas do të kalojnë në këto zona për t`ua shpërndarë popullatës së dëmtuar.
U miratua edhe vendimi "Per nje ndryshim ne Vendimin nr. 82, date 14.03.2002, te Keshillit te Ministrave, "Per percaktimin, per vitin 2002, te numrit te punonjesve te institutcioneve buxhetore"
Ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit behet nje shtese ne numrin e punonjesve.