Kryeministri Fatos Nano i shoqeruar nga bashkeshortja ka shkuar sot pasdite ne rezidencen e familjes se Leka Zogut per te shprehur ngushellimet e Tij per humbjen e jetes se zonjes Geraldina Appony de

Kryeministri Fatos Nano i shoqeruar nga bashkeshortja ka shkuar sot pasdite ne rezidencen e familjes se Leka Zogut per te shprehur ngushellimet e Tij per humbjen e jetes se zonjes Geraldina Appony de Nagi-Nena Mbretereshe.
Kryeministri Nano i ka dorezuar te birit te se ndjeres Geraldina nje telegram ngushellimi ne emrin e Tij personal por edhe ne emer te Qeverise qe drejton ne te cilin thuhet:
Të nderuar pjesëtarë të familjes Zog,
Pranoni në emrin tim personal dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që drejtoj ngushëllimet më të ndjera për humbjen e Zonjës Geraldinë Appony de Nagy – Nëna Mbretëreshë.
Për gati një vit Ajo u ul në fronin Mbretëror shqiptar si bashkëshortja e Mbretit Zog, duke lënë gjurmë në historinë e vendit tonë. Ajo do të mbahet mend gjatë për mesazhet e paqes dhe bashkëjetesës që dha deri në fund të jetës. Si përfaqësues i një force politike me vokacion tradicional republikan dhe si Kryeministër i zgjedhur nga një Kuvend gjithashtu Republikan, vlerësoj se tashmë ka ardhur koha që historia e shkurtër e monarkisë të vlerësohet nga të gjithë si një pjesë e rëndësishme e ekzistences së shtetit tonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për figura të njohura si Geraldina, që kanë qenë flamurtarë të patriotizmit.
Jeta e saj, kaloi shumë stuhi të kohës, duke u shuar në Shqipëri, që ajo e donte aq shumë. Me këtë rast vlerësoj se Shqipëria po i bën të gjitha nderimet e rastit ashtu siç e do zakoni në dhimbje të tilla. Qeveria që unë drejtoj, si shprehësja më përfaqësuese e shoqërisë shqipëtare sot, e përjeton këtë ditë me dhimbje për humbjen e njeriut simbol që e deshi aq shumë këtë vend.
Ngushëllime të sinqerta,
Iu prehtë shpirti në parajsë!
Amen!