Shperblimi ditor per cdo ushtarak shqiptar, gjate periudhes se qendrimit ne rajonin e Gjirit Persik, do te jete 100 USD Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi: "Per caktimin e shperblim
Shperblimi ditor per cdo ushtarak shqiptar, gjate periudhes se qendrimit ne rajonin e Gjirit Persik, do te jete 100 USD
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi: "Per caktimin e shperblimit ditor per ushtaraket shqiptare, gjate periudhes se qendrimit ne rajonin e Gjirit PERSIK, ne kuader te koalicionit nderkombetar te luftes kunder terrorizmit"
Mbeshtetur ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, Strategjine e Sigurimit Kombetar, Politiken e Mbrojtjes dhe Strategjine Ushtarake te Republikes se Shqiperise, Siguria dhe interesat e vendit, per Forcat e Armatosura, kerkojne angazhime ushtarake, per t'ju pergjigjur sfidave dhe mjedisit te ri te sigurise.
Meqenese u miratua Ligji nr.9025, date 13.03.2003 "Per miratimin e Aktit Normativ nr.1, date 09.03.2003 me fuqine e ligjit, "Per venien ne dispozicion te hapesires tokesore, detare e ajrore dhe dergimin e nje force ushtarake shqiptare, ne rajonin e Gjirit Persik, ne kuader te koalicionit nderkombetar", ne nenin 3 parashikohet detyrimi ligjor qe Keshilli i Ministrave te siguroje trajtimin financiar te vecante per njesine dhe elementet mbeshtetes.
Shperblimi ditor per cdo ushtarak shqiptar, gjate periudhes se qendrimit ne rajonin e Gjirit Persik, ne kuader te koalicionit nderkombetar te luftes kunder terrorizmit, te jete 100 (njeqind) USD.
Natyra e misionit, pjesemarrja ne operacion dhe ne kushtet e mungeses se nje rezolute te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, prania e larte e rrezikut ku parashikohet veprimatria e grupeve te organizuara te strukturave speciale te regjimit, veprimi ne territor te huaj, te panjohur e ne nje mjedis jo miqesor, efektet psikologjike, si dhe kerkesat e larta profesionale dhe ne fushen e nderveprimit kerkojne nje mbeshtetje te tille.
Percaktohet statusi i forcave tona qe do te marrin pjese ne perberje te koalicionit nderkombetar te luftes kunder terrorizmit ne Gjirin Persik
Miratohet ne parim "Marreveshja ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Kuvajtit, per Statusin e Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise ne Kuvajt".
Kjo Marreveshje lidhet pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqiperise i Aktit Normativ nr. 1, date 9.03. 2003 te Keshillit te Ministrave "Per venin ne dispozicion te hapesires tokesore, detare e ajrore dhe dergimin e nje force ushtarke shqiptare ne rajonin e Gjirit Persik, ne kuader te koalicionit nderkombetar te Luftes kunder terrorizmit". Akti Normativ eshte e nevojshme te shoqerohet me nje marreveshje mbi statusin e kesaj force ushtarake ne shtetin prites me qellim dergimin e nje kompanie komando te forcave te armatosuar te Republikes se Shqiperise ne Kuvajt.
Kjo marreveshje u jep forcave tona status te njejte me ate te personelit teknik dhe administrativ te Ambasades sone ne Kuvajt, sipas Konventes se Vjenes "Per marredheniet diplomatike" e dates 18 prill 1961.
Kjo Marreveshje parashikon te drejten e zbatimit te legjslacionit shqiptar gjate ushtrimit te veprimtarise se perkatese te forcave ushtarake atje, duke perjashtuar legjislacionin penal dhe civil te vendit prites.
Ne kete marreveshje parashikohen gjithashtu detajet qe kane te bejne me hyrje-daljet, mbrojtjen ligjore, perjashtimin nga taksat dhe tatimet doganore, e drejta e mbajtjes dhe perdorimit te armeve dhe uniformave ushtarake si dhe automjete e pajisje te tjera logjistike.
Marreveshja garanton plotesimin e misionit te forcave tona ne vendin prites duke i dhene atyre nje status mbrojtes te njejte me ate te forcave aleate qe vendosen ne Rajonin e Gjirit Persik.